Një foshnje e porsalindur është gjetur në një qese të zezë pranë një deponie të mbeturinave në Prishtinë.
Lidhur me këtë është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Ata kanë thënë se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për çështjen.
Ndërkaq, nga Policia e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë rast.