By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërcënohet me jetë presidentja, Kupina: Institucionet duhet të veprojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërcënohet me jetë presidentja, Kupina: Institucionet duhet të veprojnë
Ballina 1Lajme

Kërcënohet me jetë presidentja, Kupina: Institucionet duhet të veprojnë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/19 at 8:44 PM
Kosova Times Published May 19, 2025
Share
SHARE

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar për RTKlive se ka pranuar një email kërcënues të drejtuar ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.

 

Emaili është dërguar në adresën zyrtare të Presidencës dhe përmban gjuhë fyese e kërcënuese, duke përfshirë etiketime si “kriminele”, “ordinere” dhe “antikushtetuese”, si dhe kërcënime serioze për jetën e Presidentes.

Zyrtarët e Presidencës kanë bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetim të mëtutjeshëm.

“Kërcënimi i fundit me jetë ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është vetëm një në vargun e gjatë të kërcënimeve të vazhdueshme që ajo ka marrë ndër vite”. Kështu ka deklaruar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, i cili ka ngritur shqetësimin për mosreagimin e institucioneve të drejtësisë ndaj këtyre rasteve.

Sipas Kupinës, përkundër dhjetëra kërcënimeve – shumica prej tyre me jetë – autorët nuk janë përballur me drejtësinë. Madje, ai thekson se në shumë raste kërcënimet janë bërë publikisht, me emër e mbiemër, nga profile të identifikueshme në rrjete sociale, madje edhe në emisione televizive.

“Ky është rasti i vetëm në historikun institucional, siç na është thënë nga vetë institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, ka thënë Kupina.

Ai ka theksuar se mosveprimi i organeve të drejtësisë ka krijuar një klimë të rrezikshme, ku kërcënimet jo vetëm që nuk ndalen, por inkurajohen. Sipas tij, kjo situatë po nxit një model të rrezikshëm të dhunës verbale, thirrjeve për eliminim fizik dhe përçmimit të rendit kushtetues.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times May 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova do të strehojë pesë gazetarë afganë

Kosova Times Kosova Times December 28, 2022
Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase
Për ngjarjet e marsit në Kosove, Nebojsha Çoviqi bënë patriotin e rrejshem
Fajon vjen në vizitë në Prishtinë dhe Beograd: “Ballkani Perëndimor nuk duhet harruar”
Horoskopi ditor për 2 dhjetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?