By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejtësi e vonuar për krimet e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Drejtësi e vonuar për krimet e luftës
Lajme

Drejtësi e vonuar për krimet e luftës

Kosova Times
Last updated: 2025/05/19 at 9:15 PM
Kosova Times Published May 19, 2025
Share
SHARE

Krimet e luftës në Kosovë vazhdojnë të kujtohen çdo muaj. Mbi 13 mijë të vrarë dhe 20 mijë gra të dhunuara janë pasojat e masakrave të Serbisë, por vetëm një numër i vogël i përgjegjësve janë dënuar. Mungesa e vullnetit politik dhe burimeve të kufizuara e kanë penguar drejtësinë për viktimat.

 

Në secilin muaj të vitit shënohet përvjetori i ndonjë masakre në Kosovë.

Dhimbja për ata që u flijuan, për ata që u dogjën për së gjalli, që u masakruan, u zhdukën dhe për ata që u varrosën në heshtje, nuk është dhimbje që shuhet, por ajo që kujtohet për 26 vjet me radhë.

Mbi 400 masakra, më shumë se 13 mijë persona të vrarë, 20 mijë gra të dhunuara, janë krime që Serbia i kreu gjatë luftës në Kosovë.

Për këto mizori, edhe pas më shumë se dy dekada e gjysmë, shumë pak persona janë dënuar.

Aktualisht, në Gjykatat e Kosovës janë po trajtohen më shumë se 30 raste për krimet e luftës.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, numri i të dënuarve për këto krime nga instanca vendore e ndërkombëtare që nga përfundimi i luftës, nuk e kalon 80-shin.

“Kanë arritur të dënojnë rreth 74 persona për krimet e luftës në Kosovë, këtu përfshihen persona nga të dyja palët. Sigurisht, krahasuar me numrin e viktimave, ku gjatë luftës janë vrarë rreth 10 mijë viktima civile, është një numër shumë i vogël i personave përgjegjës të dënuar për krimet e luftës në Kosovë”, ka thënë Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se mungesa e vullnetit politik për t’u marrë me këtë çështje dhe mangësia e resurseve në institucionet adekuate, nuk dallon fort nga koha e UNMIK-ut.

“Kemi arritur në një situatë ku resurset në Prokurorinë Speciale janë të kufizuara në katër pesë prokurorë, me një numër të kufizuar të policëve, të mbrojtësve të viktimave dhe pa specializim të duhur të gjithë këtyre akterëve. Nëse ka pasur mungesë të theksuar të vullnetit nga UNMIK dhe EULEX për të trajtuar krimet e luftës në Kosovë, e njëjta ka vazhduar në të gjitha Qeveritë që nga marrja e kompetencave prej 2018 e këtej”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

Po ashtu, mungesa e përgjegjësisë së shtetit serb për të treguar për krimet e luftës ka bërë që numri i të dënuarve të jetë i ulët.

“Situata politike mes Kosovës dhe Serbisë, mos shkëmbimi i informacionave dhe mos bashkëpunimi i prokurorive është një prej pengesave kryesore që e ka sanksionuar drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë”, ka thënë Alija.

Dëshmia kryesore e proceseve gjyqësore është kujtesa e dëshmitarëve. Megjithatë, një pjesë e tyre tashmë kanë ndërruar jetë, gjë që e bën të vështirë hetimin për krime lufte.

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kosova Times May 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mungesa e mësuesve në Rusi ka arritur në 500 mijë njerëz

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Arrestohet i dyshuari që grabiti vajzën 19-vjeçare në Fushë Kosovë
Reporterët pa Kufij: 57 gazetarë vdiqën në mbarë botën në vitin 2022
Presidenti i Koresë së Jugut u fajësua
Gërvalla: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, plagë e hapur për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?