By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 tetor
October 25, 2025
Moska e paralajmëroi Vuçiçin, mund të fillojë të nxisë rebelim në radhët e tij
October 24, 2025
Shkencëtarët tregojnë si lindi jeta në Tokë: “Nuk ka të bëjë fare me një fuqi më të lartë – ja prova”
October 24, 2025
Qyteti evropian ku duket si diçka nga një përrallë
October 24, 2025
Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/30 at 2:00 PM
Kosova Times Published December 30, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë pres që burra dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai.

Vuçiq tha se për të është e rëndësishme të përmbushën garancitë e bashkësisë ndërkombëtare në bazë të të cilave serbët në veri të Kosovës i hoqën barrikadat nga pikat kufitare drejt Serbisë.

“Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiq pasi serbët lokal mbajtën të bllokuara rrugët në veri të Kosovës për 20 ditë.

Ai ka deklaruar se i frikësohet papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe “arrogancës” së autoriteteve të Prishtinës.

Vuçiq i ofroi Nedeljkoviqit punë në Zyrën për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në një takim, Nikola Nedeljkoviq nga Beogradi i cili u lirua më 28 dhjetor pasi kishte kaluar gjashtë muaj burg në Prishtinë.

Nedeljkoviq u dënua me tetë muaj burg për nxitje të urrejtjes etnike. Gjykata e Apelit në Prishtinë më pas ia uli dënimin në gjashtë muaj.

Nedeljkoviq u arrestua më 28 qershor derisa serbë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë po festonin atë që njohet si beteja e Kosovës në Gazimestan afër Obiliqit.

Tre oficerë të policisë së Kosovës, duke vepruar si dëshmitarë, akuzuan Nedeljkoviqin se kishte bërtitur “Vriteni Shqiptarin” gjatë ngjarjes.

Vuçiq ka deklaruar se Nedeljkoviq vetëm ka bërtitur “Serbia” dhe ka bërë një fotografi me një flamur ku shkruhej “Nuk ka dorëzim”.

Nedeljkoviq tha se nuk urren askënd, por se e do dhe e respekton vetëm vendin e tij.

Ai pranoi ofertën e Presidentit të Serbisë për t’u angazhuar në punë humanitare në kuadër të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Do të isha më i lumtur nëse do të mund të ndihmoja njerëzit tanë në Kosovë dhe të bëja punë humanitare”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Nedeljkoviq do të trajtohet si person cili nuk ka kryer ndonjë vepër penale në Serbi.

You Might Also Like

Moska e paralajmëroi Vuçiçin, mund të fillojë të nxisë rebelim në radhët e tij

Shkencëtarët tregojnë si lindi jeta në Tokë: “Nuk ka të bëjë fare me një fuqi më të lartë – ja prova”

Gjashtë persona janë dënuar në Londër për terrorizëm të kryer në emër të Wagner

Për shkak të “përmbytjes së drogës” në SHBA, Trump vendosi sanksione ndaj Presidentit të Kolumbisë

Gruaja në Francë dënohet me burgim të përjetshëm për herë të parë. Torturoi dhe vrau një vajzë të vogël

Kosova Times December 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NYT detajoi versionin se ndihma e Trump në zgjedhjet e 2016 mund të lidhet me përpjekjet e Rusisë për të marrë kontrollin e Ukrainës lindore

Kosova Times Kosova Times November 9, 2022
Krasniqi i IRDK-së premton ndërtim të shtëpive për komunitetin
Aksident i rëndë në Rahovec, humb jetën një person
Interesat e kujt përfaqësojnë strukturat e LDK-së?
Amerikanët rrëzuan avionin e tyre mbi Detin e Kuq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?