Kurti më tej vuri në dukje se nga fillimi i qeverisjes së tij më 2021, është miratuar agjenda qeveritare për banim të përballueshëm dhe social.

“Në këtë aspekt Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë dizajnimin e programit për banim të përballueshëm dhe social dhe është bërë bashkë me korporatën ndërkombëtare financiare IFC, si dhe me Institutin për Studime Banimi”, tha Kurti, teksa bëri të ditur se ky projekt në komunën e Podujevës është bashkëfinancim me ministrinë.

Kurti më tej bëri të ditur se prej 38 komunave, vetëm 13 prej tyre kanë aplikuar për ndërtim të objekteve për banim të përballueshëm e social.