Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, festojmë jo vetëm miqësinë mes dy popujve tanë, por edhe një arritje të re, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, një akt që konfirmon raportet gjithnjë e më të ngushta dhe të shkëlqyera mes nesh. Urime Dita e Pavarësisë, Izrael!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.