By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 18, 2025
RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse
September 18, 2025
Senati Amerikan miraton me shpejtësi projektligjin dypartiak për ta etiketuar Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit
September 18, 2025
Horoskopi ditor për 18 shtator
September 18, 2025
Macron do t’i ofrojë gjykatës amerikane prova shkencore për të vërtetuar se Brigitte është grua
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çipa : Artan Lame iku…., si një pasionant buzëhollë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Çipa : Artan Lame iku…., si një pasionant buzëhollë
Opinion

Çipa : Artan Lame iku…., si një pasionant buzëhollë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/22 at 1:13 PM
Kosova Times Published May 22, 2025
Share
SHARE

Aleksandër Çipa

La pas kënaqësitë ende të shijueshme, në shkrimet e tij, për lexues të sotëm dhe të ardhëm. Iku duke na lënë në atë qesëndinë e njohur të tij, në ciklin e dikurshëm të së përditshmes “ Shqip” tek rubrika “ Shqypni tavolinash”.
Ikja e tij si tek Lamja ishte me hoka. E provokoi me herët dhe e mori tash… Në këtë ikje pakthim dhe të pabujshme si për të na lënë në gravitetin e së pakthyeshmes njerëzore, të cilën më së miri, na e sintetizon poeti i ndjerë modest i Gjirokastrës:” Do të shkojmë, more të mjerë/ mbi kokë do na venë një gur/ për të vajtur do të vemi/ për të ardhur, s’vimë më kurrë!”
                    Lame la shenjat dhe sidomos, kujtimet e një koniciani qesëndisës në shkrime. Në dhjetra të përditshme të Shqipërisë, la një publicistikë atipike si autor në disa zhanre të gazetarisë së shkruar.
Shkrimshkroi gjatë në kohë, duke mishëruar një stil të dallueshëm dhe të shqueshëm jo vetëm në koleksionet e shtypit shqiptar të më shumë se tri dekadave, por edhe në disa libra dhe bashkëbotime që cmohen e do të cmohen për mendim dhe gjetje, për referenca dhe evokime sa prej historisë e kukturës aq edhe prej shtetarësisë dhe institucionalizmit shqiptar.
Artan Lame është aktivisti i paepshëm dhe i investuar i memorialistikës dhe disa derivateve të saj në historinë e së shkuarës sonë shtetërore e kombëtare.
Artan Lame nuk u rresht së kërkuari dhe koleksionuari artefakte nga heraldika shqiptare, nga uniformat dhe kostumografia gardiste kombëtare, ceremoniale dhe rituale shtetërore si dhe orendi-faktet e administratës dhe shtetarësisë mbretërore e republikane shqiptare.
Letërsia memorialistike dhe ajo kulturologjike e Artan Lames, është një materie e vlershme shkrimore për të na grishur në të sotmen dhe të ardhmen, si lexues dhe zelltarë të shkrimit, për cmimin e këtij modeli.
Lames i cmojmë si miq, bashkëpunëtorë, lexues dhe njohës të pasioneve prej stoiku, rëndësinë e projekteve, të cilat ia ndërpreu vdekja dhe na i la pothuajse gati, sikundër është muzeu i veshjeve zyrtare ceremoniale….
Lame, shakanë me vdekjen dhe qesëndinë fisnike na i la në shumicën e jetës së vet, ndërsa shkoi me ndërprerjen e shumëckaje që kishte si ide dhe projekte për më tej.
Iku, duke lënë pas edhe të zakonshmet e jetës vetiake dhe familjare, të nëpunësisë dhe të ushtrimeve publike në institucione dhe zyra. Shkoi, madje duke ekspozuar deri në artikulim të fjalëve të fundit, shpesh shëmbëllsinë e vet si ofiqar, me burokracinë e sarkasmëzuar nga Noli e Konica…
Në kohën e tejzgjatur të tranzicionit, Lame me pak shokë, kryesoi mbrojtësinë për trashëgiminë dhe asetet e saj fizike nëpër kryeqendrat tona urbane dhe në qendrat e harruara apo të humbura. Sa më shumë u morr me ato, aq më shumë e humbi pafajësinë..!
Sot Artan Lame e hoqi frymën përfundimisht nga gjoksi i vet. Në lamtumirë dhe sidomos,në castin e lajm-marrjes për këtë ikje, shumë prej miqve të vet, i la në deklaratën falimentuese:” Nuk kam fjalë!”.
Për Njeriun e fjalës fjala është vec buruese. Do ta ujdisin më tej, paskëtaj fjalën dhe dhimbjen, pengun dhe pikëllimën për humbjen e tij në qiej të tjerë të së njëjtës tokë.
Lame, ndërsa po shkon nën dhe, si njohës dhe miq të tu, vërrejmë dhe ndiejmë firasjen në hapësirën tonë kombëtare të të tillëve si ti. Ishe jo vetëm pasionant për shumë gjëra që i vlejnë shoqërisë dhe identitetit, por gjithaq një gjurmëlënës që na tregon e do të tregosh udhën e së shkuarës sonë drejt një të ardhmeje që s’e dimë! Faleminderit!
Mbi gurin nën të cilin do të prehesh, kohë pas kohe kujtesëtarët që do të të vijnë, do të cmojnë si 58 vjecarin me mendim të plakëruar…!
Të gjitha reagimet:

33

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kosova Times May 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Dita e Verës në Elbasan ju pret ‘Sofra e Elbasanit

Kosova Times Kosova Times March 14, 2024
Grossi viziton centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja
Kjo është gruaja fatkeqe që u vra me çekiç nga burri dhe qëndroi një javë në banesë
Moti sot, i vranët dhe me riga shiu
Shtetet e Bashkuara mbështetën Qendrën për Hetimin e Krimeve Ruse në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?