Siç ka njoftuar ky mision, trajtimi ishte planifikuar që të ishte sa më real, për t’u dhënë pjesëmarrësve një perceptim të plotë të mjedisit të tillë.

“Ushtarët bullgarë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe trajnuesit hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it, kryen trajnime për zjarrfobinë dhe për kontrollin e turmave dhe trazirave. Trajnimi ishte planifikuar qëllimisht që të ishte sa më realist, për t’u dhënë pjesëmarrësve një perceptim të plotë të mjedisit të situatës”, ka bërë të ditur KFOR-i, që thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.