“Në Dayton, pata nderin të takoj Delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Michael Turner, udhëheqës i Delegacionit të ShBA-ve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në takim, së bashku me kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, biseduam për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik. Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi ajo në ‘Facebook”.