By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë
November 19, 2025
Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë
November 19, 2025
Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE
November 19, 2025
Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shala pohon nisjen e hetimit mbi dyshimet në fabrikën e mbetjeve shtazore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shala pohon nisjen e hetimit mbi dyshimet në fabrikën e mbetjeve shtazore
Bujqësi

Shala pohon nisjen e hetimit mbi dyshimet në fabrikën e mbetjeve shtazore

Kosova Times
Last updated: 2025/05/27 at 1:07 PM
Kosova Times Published May 27, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se Policia e Kosovës, me urdhër të saj, po zhvillon aksion mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.

 

Prokurori Admir Shala, lidhur me bastisjen në Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe lokacioni i kompanisë fituese tha se Prokuroria Speciale, në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për prodhimin e nënprodukteve shtazore.

Shala bëri të ditur lokacionet të cilat po bastisen të cilat janë: Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe lokacioni i kompanisë fituese.

“Siç e dini, Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për prodhimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjet dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu, me autorizimin tonë, Policia së bashku me ne është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme drejt zbardhjes së rastit konkret”, deklaroi para medieve, Shala.

Ai tutje shtoi se për çështjet më në detaje nuk mund të lëshohet për momentin, për shkak se është në fazën e hetimit, të grumbullimit të informacioneve.

Policia po zhvillon bastisje mbi dyshimet në fabrikën e mbetjeve shtazore

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se Policia e Kosovës, me urdhër të saj po zhvillon aksion mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisjet po kryhen në katër lokacione. Bastisje janë duke u kryer edhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka konfirmuar Arbnora Luta zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, nga kjo ministri në një përgjigje me shkrim kanë theksuar: “Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”.

Dje Partia Demokratike e Kosovës akuzoi ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Ndërkaq, ministri në detyrë Faton Peci dje në një përgjigje për RTK-në i ka mohuar akuzat e PDK-së. Ai ka thënë se realiteti flet ndryshe dhe sipas tij për dallim prej PDK-së, të cilët me dekada e zvarritën ndërtimin dhe më pas ia vunë drynin kësaj fabrike, Qeveria Kurti 2 ka ofruar një zgjidhje konkrete.

Ai tha qeveria Kurti e ka funksionalizuar fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore dhe e ka hequr përfundimisht njollën e zezë që rëndonte mbi Kosovën në sytë e Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia

Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet

Çmimet bujqësore rriten për 8.2%

Temperaturat e larta ulin rendimentin e patates, shitja me çmim të mirë

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Kosova Times May 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kultura e leximit e në Kosovë vit pas viti po përkeqësohet

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Si rezultat i bombardimeve të Donetskut, 25 civilë u vranë
Dramatike ne Moske: Sulm i ri me dron në kryeqytetin rus, shpërthime, ndërtesa të dëmtuara, fluturime të anuluara…
Agjencia amerikane e sigurisë: Zgjedhjet ishin “paqësore dhe të sigurta”
Murati: Në vitin 2022 janë shtuar mbi 7 mijë vende pune
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?