By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hollywood kthen sytë nga Shqipëria: Dhoma Amerikane mëngjes pune me gjigantët e industrisë së filmit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Hollywood kthen sytë nga Shqipëria: Dhoma Amerikane mëngjes pune me gjigantët e industrisë së filmit
KulturëLajme

Hollywood kthen sytë nga Shqipëria: Dhoma Amerikane mëngjes pune me gjigantët e industrisë së filmit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/28 at 9:37 AM
Kosova Times Published May 28, 2025
Share
SHARE

FamTourAlbania, është quajtur grupi i përfaqësuesve të mëdhenj të Hollywood-it: Warner Brothers, Disney, Paramount Amazon, Universal, HBO, të sjellë në Shqipëri nga Philip Gilpin Jr, drejtori i Catalyst Story Institute.

Një nga takimet në agjendën e tyre ngjeshur në Shqipëri, ishte dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Takimi me drejtues të AmCham, biznese potenciale, dhe profesionistë të fushave të ndryshme, iu dha mundësinë të marrin një pamje 360 gradë të peizazhit shqiptar.

“AmCham Albania e ka në objektivin e vet themelor forcimin e lidhjeve ekonomike me SHBA dhe promovimin e investimeve amerikane që kontribuojnë në rritje të qëndrueshme dhe inovacion”, tha gjatë përshëndetjes së tij drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj.

Mullaj theksoi se turi i emrave të mëdhenj të industrisë së filmit nuk është vetëm një shans për industrinë kreative, por një mundësi për të prezantuar njerëzit dhe potencialet e tyre, kulturën dhe mikpritjen tonë.

Të njëjtin këndvështrim, por i parë nga syri i një investitori, ndau dhe presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve, i cili inkurajoi përfaqësuesit e industrisë së filmit të shikojnë mundësinë e investimit në një vend ku, sipas tij, po ndodhin ndryshime drastike.

Van Cleve theksoi se Shqipëria ka potencialin të bëhet një pjesë e gjallë e këtij ekosistemi, duke ofruar peizazhe unike, kosto konkurruese dhe një bazë gjithnjë në rritje të talenteve kreative dhe teknike.

Për këtë të fundit ka filluar punën dhe ka plane ambicioze Catalyst Story Institute, i cili sapo ka përuruar Tirana Training Institute.

Qendra e trajnimit do të jetë e dedikuar për përgatitjen e një fuqie punëtore të kualifikuar për të gjitha pozicionet e punës që kërkohen nga industria e filmit dhe ajo kreative. Kjo është më shumë se një investim në infrastrukture, është një investim në njerëz, në talente, dhe demonstron kapacitetin e Shqipërisë për t’u vendosur në hartën e ekonomisë globale kreative.

Industria globale e filmit dhe televizionit gjeneron qindra-miliarda dollarë çdo vit, jo vetëm përmes përmbajtjes që shohim në ekrane, por edhe përmes rrjeteve të gjera të bizneseve lokale që mbështesin prodhimin, duke filluar nga ndërtimi dhe mikpritja, e deri te teknologjia dhe dizajni.

“Edhe pse industria e filmit nuk është në sektorët tonë prioritar, impakti që sjell  na bën të vëmendshëm për infrastrukturën ligjore, incentivat dhe lehtësitë që do të ketë nevojë”, tha gjatë përshëndetjes së saj, Laura Plaku, drejtore e AIDA.

Grupi i Hollyvood në turin e tyre disaditor në Shqipërisë do të kenë mundësinë të vizitojnë nga afër vendodhjet dhe mundësitë gjeografike që ofron Shqipëria për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare, por dhe të mësojnë për historinë dhe mikpritjen shqiptare./ata

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Syzet e Macron nxitën një trend global: Aksionet e prodhuesit u rritën me 3.5 milionë euro, dhe ja sa kushtuan ato

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Heidi Klum në një edicion sfidues: Në premierën e filmit, ajo pozoi me një veshje transparente

Kosova Times May 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mehaj: Pjesëtarët e FSK-së po tregojnë shkallë të lartë profesionalizmi

Kosova Times Kosova Times July 6, 2023
Biden përkrah planin për trajnim të pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë F-16
Bislimi: I kemi ndërmarrë masat, qytetarët të festojnë me zemër jo me armë
Irani s’emëron ambasador të ri në Suedi pas djegies së Kuranit
Norvegjia i refuzoi azilin një ish mercenari të PMC të Wagner
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?