By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vietnam: Gryka gëlltit dy makina të parkuara
December 6, 2025
Çfarë është Panettone dhe si u krijua?
December 6, 2025
Receta më e lehtë për tortë pandispanjë me çokollatë
December 6, 2025
64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim
December 6, 2025
Raketa dhe dronë bien mbi Ukrainën në një nga sulmet më të mëdha të Rusisë në javët e fundit
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tahiri: PDK ka nisur betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRRE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tahiri: PDK ka nisur betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRRE-së
Ballina 1Lajme

Tahiri: PDK ka nisur betejën ligjore për anulimin e vendimit të ZRRE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/05/30 at 11:50 AM
Kosova Times Published May 30, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me të cilin nga data 1 qershor 2025 parashihet largimi i një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal dhe kalimi i tyre në tregun e lirë të energjisë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media.

Ky vendim, sipas tij, prekë drejtpërdrejt rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë dhe përbën një goditje të rëndë ndaj ekonomisë së vendit, duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët.

“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut. Ky vendim është marrë në mungesë të një analize të konkurrencës, si dhe pa konsultim me institucionet përgjegjëse, si Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Zyra e Ndihmës Shtetërore. Siç ka vërejtur qartë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, ky vendim cenon interesat legjitime të një komuniteti të gjerë ekonomik, duke krijuar kushte për një krizë të re sociale në vendin tonë”, theksoi ai.

PDK i ka bërë thirrje ZRRE-së ta pezullojë menjëherë zbatimin e këtij vendimi, në të kundërtën pas 15 ditësh ky subjekt politik do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të kërkohet që sa më parë t’i vihet masë e përkohshme zbatimit të tij.

“Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të pozitës dominuese të KESCO-s në treg, ndërkohë që shumica e operatorëve të tjerë të licencuar nuk janë prodhues, por vetëm tregtarë të energjisë, që ofrojnë çmime deri në 280% më të larta. Kjo provon qartë se kushtet për një treg të hapur, të drejtë dhe konkurrues nuk ekzistojnë. Prandaj, PDK i bën thirrje ZRRE-së që të pezullojë menjëherë zbatimin e këtij njoftimi, se ky as vendim nuk është. E kanë lëshuar si njoftim për t’i ikur ballafaqimit ligjor”, theksoi tutje Tahiri.

Ai theksoi se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, e që sipas tij është kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.

“Luan Dalipi është themelues dhe njëkohësisht ka qenë pronar i kësaj kompanie. Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllanë në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike”, shtoi Tahiri.

You Might Also Like

64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

Moti në Shqipëri me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje

Moti sot me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine

Kosova Times May 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia sekuestroi pajisje të dyshuara ushtarake në Merdarë

Kosova Times Kosova Times December 24, 2023
Fundi i paralajmëruar i getoizimit!
Smakaj protagonist në kampionatin kroat
Dronët rusë nisën një sulm masiv në rajonin e Odesës. Pothuajse 30 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike
Lushaku – Sadriu uron fillimin e gjysmëvjetorit:Asnjë shkollë me 3 ndërrime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?