By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turpi i 49 i kuvendarëve që po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë
July 19, 2025
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Defender Europe 2025’, moment historik për ushtrinë e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ‘Defender Europe 2025’, moment historik për ushtrinë e Kosovës
Ballina 1Lajme

‘Defender Europe 2025’, moment historik për ushtrinë e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/05/30 at 10:39 PM
Kosova Times Published May 30, 2025
Share
SHARE

Janë bërë gati një javë që kur ka filluar ushtrimi më i madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, e cila është stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane. Në zemrën e Ballkanit, Kosova është shndërruar urë bashkëpunimi ushtarak.

 

Syla: ‘Defender Europe’ me ndikim të jashtëzakonshëm

Shemsi Syla, zëvendësministër në detyrë i Mbrojtjes, tha për RTK, se pjesëmarrja e Kosovës si nikoqire e ‘Defender Europe 2025’ është një ngjarje më e rëndësishme gjatë rrugëtimit të forcës sonë ushtarake, nga UÇK në TMK, pastaj në FSK, si dhe tani në ushtrinë e sotshme.

Ai tha se SHBA po zhvillojnë ushtrimin më të madh deri më sot në Evropë, i cili ka kapacitete të shumta të shteteve partnere edhe të NATO-s dhe jashtë saj të ngërthyera në një ngjarje tejet të rëndësishme.

“Fati ynë është se ne jemi pjesëmarrës dhe njëkohësisht nikoqir që do të thotë shumë, sepse është një besim që ne të jemi vend nikoqir, ku Shtabi i Divizionit 28 është i dislokuar në Kosovë”, tha Syla.

Ai theksoi se ky ushtrim ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në ngritjen tonë morale dhe besueshmërinë që ka SHBA ndaj ushtrisë sonë dhe Kosovës.

Syla më tej shtoi se kjo do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes sonë dhe të inkurajimit në ngritjen e kapaciteteve tona ushtarake.

Ai, më tej, vuri në dukje se më 2028 do të përfundojë marrëveshja e cila në fokus ka krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Kastrati: ‘Defender Europe 2025’, mesazh i qartë për Serbinë dhe Rusinë

Kadri Kastrati, njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, ish-komandanti i FSK-së, tha se “Defender Europe 2025”, është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe është mesazh i qartë për Serbinë dhe Rusinë.

“Serbia çdo herë bën përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe veriun e Kosovës. Ky ushtrim është besimi ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deri këtu kemi ardhur me partnerët tanë, nuk shoh ndonjë problem në këtë ushtrim dhe forca jonë të bashkëveprojë në këtë ushtrim”, theksoi Kastrati në emisionin special në RTK, teksa shtoi se Kosova do të jetë fituese.

Qeriqi: ‘Defender Europe 2025’, po shkon sipas planifikimit

Ilir Qeriqi, shef i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se ushtrimi ‘Defender Europe 2025’, po shkon sipas planifikimit dhe nuk ka asnjë problem.

Ai tha për RTK, se ky ushtrim do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të FSK-së. Qeriqi bëri me dije se FSK operon edhe në vende të tjera që janë në kuadër të ushtrimit.

“Motivi ushtarak është shumë i madh, ushtarët tanë kanë bërë trajnime në bazë të trajnimeve që janë me aleatët. Qëllimi është që të testohen kapacitetet dhe performanca e FSK-së dhe çdo gjë po shkon sipas planifikimit”, tha Qeriqi.

 

 

Lilo: ‘Defender Europe 2025’ demonstron angazhimin për mbrojtjen kolektive

Ardian Lilo, drejtor i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tha se të jesh pjesëmarrës dhe nikoqir i “Defender Europe 2025”, është  aktiviteti më i madh që zhvillohet, stërvitje më e madhe ushtarake shumëkombëshe, e cila organizohet nga ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën, që demonstron angazhimin e SHBA-së dhe NATO-s për mbrojtjen kolektive dhe rritjen e gatishmërisë midis forcave aleate dhe për të rritur ndërveprueshmërinë.

Ai vuri në dukje se kjo është pjesëmarrje e tretë me radhë e Shqipërisë në aktivitete të tilla ushtarake të NATO-s.

DEFENDER 25, stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane

Ndryshe DEFENDER 25, është stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane, afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

I planifikuar nga 26 maji deri më 9 qershor, Reagimi i Menjëhershëm 25 është një nga tre ngjarjet kryesore të trajnimit DEFENDER 25 dhe përfshin më shumë se 12,000 trupa nga SHBA-ja, Aleatët dhe vendet partnere. Aktivitetet përfshijnë tetë vende: Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Sllovaki.

Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë dhe FSK do të marrin pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 si një seli divizioni që mbikëqyr një brigadë shumëkombëshe. Ushtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, së bashku me anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Ajovës dhe FSK-së, do të marrin pjesë gjithashtu në një stërvitje kombëtare në Zonën e Trajnimit Babaj Bokes (BBTA) më 3 qershor”.May be an image of text

 

You Might Also Like

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e komunës për sheshin ‘Xhorxh Bush’

Epopeja e Rahovecit, Osmani: Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorë

Abrashi: Bashkëpunimi me partitë kërkon pjesëmarrje të plotë në qeverisje

Kosova Times May 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FOL: Qeveria po propozon praktika të gabuara ligjvënëse

Kosova Times Kosova Times November 7, 2024
Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues
Moti në Shqipëri, i kthjellët
Senatori Torres:Zhgënjyes sulmi publik i Blinkenit ndaj Kosovës
Një mjek në Gjermani: Nuk kam parë kurrë më shumë njerëz të sëmurë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?