By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së
Ballina 1Lajme

Defender Europe ‘25, Kurti përgëzon pjesëtarët e FSK-së

Kosova Times
Last updated: 2025/05/31 at 9:58 PM
Kosova Times Published May 31, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilluan sot një vizitë në aktivitetet e ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25” (DE/IR25), të zhvilluara në poligonin trajnues në Devë.

 

Kurti me këtë rastr ka thënë se ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e lartë institucionalë u njohën nga afër me angazhimin dhe kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila luan një rol të rëndësishëm si nikoqire e këtij ushtrimi të madh ushtarak ndërkombëtar. Ata vizituan Post-Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane, Kontrollën e Lartë të Ushtrimit si dhe Kampin Taktik, njofton zyra për informim e FSK-së përmes një postimi në Facebook.

Bëhet e ditur se me këtë rast, u theksua bashkëpunimi i ngushtë dhe efikas mes FSK-së dhe Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane, një partneritet strategjik që promovon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu, u vlerësua kontributi i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë forcat nga shtetet anëtare të NATO-s dhe partnerë strategjikë, në ndihmë të ngritjes së kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë së FSK-së.

Në përmbyllje të vizitës, ata përgëzuan pjesëtarët e FSK-së dhe trupat aleate për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ushtrimit. Ata theksuan se “Defender Europe 25”, si një ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake në Evropë, përbën një mundësi të jashtëzakonshme për avancimin e aftësive mbrojtëse të Kosovës dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.

“Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

Kosova Times May 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA refuzon të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë nga frika e provokimit të një konflikti bërthamor

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Turqia braktis blerjen e sistemeve ruse S-400 për gjuajtësit më të fundit amerikanë
Uashingtoni dhe Seuli pajtohen për planin e ndarjes së shpenzimeve për mbrojtje
Franca fiton lehtë, Italia barazon e Anglia shokohet
Isufaj për aktakuza të 24 shtatorit: I ngrisim kur t`i kryejmë hetimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?