By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
November 19, 2025
Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë
November 19, 2025
Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit
November 19, 2025
Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani nis procesin e themelimit të Komisionit për Drejtësi Tranzicionale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani nis procesin e themelimit të Komisionit për Drejtësi Tranzicionale
Lajme

Osmani nis procesin e themelimit të Komisionit për Drejtësi Tranzicionale

Kosova Times
Last updated: 2025/06/02 at 11:36 AM
Kosova Times Published June 2, 2025
Share
SHARE

Presidentja e vendit planifikon që brenda kohës së mbetur të mandatit të saj ta themelojë një Komision Presidencial për Drejtësi Trancionale. Statuti i miratuar parasheh një mekanizëm që do të adresojë trashëgiminë e luftës dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e viktimave.

 

Statuti i miratuar i Komisionit Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, një kopje të së cilit e posedon Radio Kosova, parasheh të trajtojë trashëgiminë e luftës së Kosovës dhe të viktimave të krimeve të kryera mes janarit 1998 dhe 20 qershorit 1999.

Ky komision do të ketë një mandat 3 vjeçar me mundësi të zgjatjes së afatit edhe për 12 muaj të tjerë.

Sipas këtij dokumenti, Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale do të ketë 11 anëtarë: 5 nga organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës, nga të cilat 2 prej komuniteteve jo shumicë, 2 nga shoqëria civile të fushës së drejtësisë tranzicionale, 2 ekspertë të jashtëm, një psikolog dhe një psikiatër.

Statuti i këtij mekanizmi thekson ndërtimin e një ambienti të sigurt për viktimat që dalin hapur për të folur për vuajtjet e tyre gjatë luftës, duke siguruar mbështetje psike-sociale për të mbijetuarit, me një kujdes të veçantë për mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale në luftë.

Komisioni Presidencial ka përfshirë edhe dëgjimet publike të  mbijetuarve dhe të kryerësve të krimeve. Këto dëgjime publike do të mbahen me pëlqimin e palëve dhe vlerësimin e Komisionit, duke u dhënë platformë viktimave që të tregojnë për vuajtjet e tyre gjatë luftës. Po ashtu në dëgjimet publike do të mund të përfshihen edhe autorët e krimeve dhe dëshmitarët.

Dokumenti thekson se “Komisioni zotohet se do të mbështesë viktimat dhe dëshmitarët dhe do t’u ofrojë atyre hapësirë të sigurt për të treguar publikisht apo privatisht abuzimet ndaj tyre, pasojat dhe nevojat e tyre”, duke aplikuar masa të veçanta për mbrojtjen e integritetit psiko-fizik të tyre.

Në mandatin e këtij komisioni do të jetë edhe promovimi i bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve në Kosovë, “bazuar në vlerat e tolerancës dhe respektit”.

Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale gjithashtu synon të kontribuojë në garantimin e të drejtave të viktimave, përfshirjen në politikat që lidhen me të drejtat e tyre dhe të angazhohet në parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

Puna e Komisionit përmbyllet me një raport final, tre muaj para përfundimit të mandatit.

You Might Also Like

SPERTK apel partive: Votoni sot Komisionin për Buxhet

Therje me thikë në Podujevë, policia arreston të miturin

Kurti: Japonia, partnere e palëkundur e Kosovës

Momente paniku në Bari! Makina përfundon në det, shpëton mrekullisht shoferi shqiptar

Gjilani rikthehet në normalitet pas shiut të rrëmbyeshëm

Kosova Times June 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Anëtarët e Këshillit të Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes Ruse kundërshtuan “sulmin parandalues ​​bërthamor” të Rusisë

Kosova Times Kosova Times July 15, 2023
Ryshfet dhe falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar nga Policia Kufitare
Aleanca e Xi-së dhe Putinit mori një anëtar të ri
Tahiri: Hyrja në KiE, me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme
Të sfiduar nga inflacioni, gjermanët blejnë produkte me zbritje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?