By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Në Kosovë nuk flasim për paqen nga distanca, gratë ndërtuan atë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Në Kosovë nuk flasim për paqen nga distanca, gratë ndërtuan atë
Ballina 1Lajme

Osmani: Në Kosovë nuk flasim për paqen nga distanca, gratë ndërtuan atë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/02 at 11:42 AM
Kosova Times Published June 2, 2025
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani në edicionin e tretë të Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka paraqitur gratë dhe vajzat shqiptare si ndërtuese të paqes në etapa të ndryshme kohore, teksa ka bërë thirrje për paqe të përgjithshme në gjithë botën si e vetmja rrugëdalje.

 

Duke u nisur nga përjetimet e luftës në Kosovë, ajo ka përmendur se të njëjtat ngjarje po ndodhin sot në dhjetëra vende të botës. Osmani kështu ka bërë thirrje për paqe, në mënyrë që të garantohet siguria për gratë dhe fëmijët nëpër botë.

“Ne u ngritëm  nga hiri, kemi shndërruar traumën në dëshmi, heshtjen në fuqi dhe ne nuk jemi vetë. Për miqtë e mi që po ndjekin këtë Forum nga Bosnja e Hercegovina e deri te shtetet në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe nga mbarë bota: ne të gjithë ngritemi nga dhimbja që të shfaqim forcën që po ndajmë sot. Sot nga Ukraina te Lindja e Mesme, nga Sudani te Myanmar dhe përreth shumë zonave tjera konfliktuoze, fatkeqësisht gratë dhe fëmijët janë duke përjetuar ngjarjet e njëjta që ne i kemi ndjerë dikur. Pyetja është: A do të kalojmë këtë faqe të librit dhe të bëjmë kinse nuk po shohim çfarë po ndodh apo ne më në fund, do të bëjmë të pamundurën, gjithçka që kemi në duar, ta mbyllim librin e luftës. Le të bëhemi brutalisht të sinqertë, lufta është gjëja më e keqe që njerëzimi ka bërë”, ka thënë ajo.

Osmani: Në Kosovë nuk flasim për paqen nga distanca, gratë e kanë ndërtuar

Presidentja Vjosa Osmani në edicionin e tretë të Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka paraqitur gratë dhe vajzat shqiptare si ndërtuese të paqes në etapa të ndryshme kohore, veçanërisht pas mbijetimit të luftës së fundit të Kosovës me shumë humbje.

“Vetëm dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi kanë qenë dëshmitarë të tmerrit që asnjë fëmijë nuk duhet as ta shoh, nënat kanë humbur dhe varrosur fëmijët e tyre si rezultat i luftës. Në kohën më të keqe të vendit, kanë qenë gratë e këtij shteti që kanë mbajtur zemrat tona bashkë. Ato kurrë s’kanë pranuar të shihen si viktima, por si ndërtuese të paqes. Nuk kanë menduar vetëm për lirinë tonë, por për drejtësinë, dinjitetin dhe të ardhmen që ia vlen të jetohet. Ato po vazhdojnë ta bëjnë këtë në çdo ditë që kalon edhe sot”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se paqja nuk nisë kur ndalen armët, por kur nis transformimi, kur mundësia shndërrohet në prosperitet.

“Ne në Kosovë nuk flasim për paqen nga distanca, ne flasimim për paqen nga pesha e memories dhe me një ndjenjë frike për pikësynimet, dhe me përgjegjësi të thellë për ta përçuar mesazhin ‘kurrë më, kurrë më”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur për rëndësinë e investimeve në fëmijë, si garancë për një të ardhme të sigurt dhe mos përsëritje të luftës si në të kaluarën. Osmani ka shtuar se duhet të ngrihet zëri i atyre që lufta ka tentuar t’i ndal, të ndërtohet një e ardhme që ka për bazë empatinë dhe jo egonë njerëzore.

Ngjarja do të vazhdojë edhe nesër në Prishtinë, teksa pritet të organizohen mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

You Might Also Like

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Krasniqi: Bllokada po dëmton shtetin, PDK ka ofruar zgjidhje

Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit

Kosova Times June 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Kazakistan, ish-ministri dënohet me 24 vjet për vrasjen e gruas

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Pse përmenden “agjentët e huaj” në Serbi
Gërvalla: Gjykata të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre që santazhojnë
Osmani: Liria jonë qëndron mbi sakrificën e heronjve e ndihmën e miqve tanë
Putin paralajmëron Finlandën për “probleme” pas mbylljes së kufirit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?