Policia e Kosovës ka njoftuar se po i heton dy raste të vdekjes që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku është një person është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, në Pejë është gjetur i vdekur një person, e trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.