Në raportin e ASK-së dërguar mediave thuhet se gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 11 810 raste të vdekjeve, përfshirë ato brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Nga ky numër, 10 137 vdekje kanë ndodhur brenda vendit, çka përbën një rritje prej 515 rasteve krahasuar me vitin 2023, kur ishin regjistruar 9 622 vdekje.

Në aspektin gjinor, nga vdekjet brenda Kosovës: 5 320 ishin meshkuj (52,5%) dhe 4 817 ishin femra (47,5%).

Ndërkohë, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 673 raste të vdekjeve, që paraqet një rritje prej 174 rastesh krahasuar me vitin 2023, kur ishin regjistruar 1 499 vdekje jashtë vendit.

Komunat me numrin më të madh të vdekjeve:

Prishtina kryeson listën me 2 795 raste (23,7%), las saj vjen Prizreni me 1 032 vdekje (8,7%) dhe Peja me 712 raste (6,0%).

Komuna të tjera raportojnë numra më të ulët të vdekjeve.

Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 126 vdekje të foshnjave brenda territorit të Kosovës, që përbëjnë 1,2% të të gjitha vdekjeve. Nga këto: 70 foshnje ishin meshkuj (55,6%) dhe 56 foshnje ishin femra (44,4%).

ASK thekson se këto të dhëna bazohen në regjistrimin civil dhe janë të rëndësishme për analizimin e trendeve demografike dhe për hartimin e politikave publike në sektorët e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.