By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”
Ballina 2Rajon / Botë

Netanyahu po armatos xhihadistët në Gaza? “Do të kthehet kundër nesh”

Kosova Times
Last updated: 2025/06/05 at 5:58 PM
Kosova Times Published June 5, 2025
Share
SHARE

Izraeli po furnizon me armë një grup xhihadist në Rripin e Gazës të lidhur me Shtetin Islamik, tha sot ligjvënësi i opozitës dhe ish-ministri i mbrojtjes Avigdor Lieberman, raporton Haaretz, duke shtuar se zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu u përgjigj se Izraeli “po lufton Hamasin në mënyra të ndryshme”.

Në një intervistë me radion publike Kan Bet, Lieberman tha se Netanyahu, ashtu siç mbështeti Hamasin si kundërpeshë ndaj Autoritetit Palestinez, tani po ndihmon në krijimin e një force të re të armatosur si kundërpeshë ndaj Hamasit.

Lieberman i tha radios se bëhej fjalë për grupin Abu Shabab, një bandë e armatosur që kundërshton Hamasin. “Qeveria izraelite po u jep armë një grupi kriminelësh dhe të dënuarish që identifikohen me Shtetin Islamik, me urdhër të kryeministrit. Për sa di unë, kjo nuk është miratuar nga kabineti”, theksoi Lieberman.

“Ato armë do të kthehen kundër nesh”

Javën e kaluar, dy burime i thanë gazetës Haaretz se një milici e re kishte filluar të vepronte së fundmi në Rripin jugor të Gazës, duke thënë se ishte e lidhur me një burrë që e identifikonte veten si Yasser Abu Shabab.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale ditët e fundit duket se e mbështesin këtë pretendim, vazhdon Haaretz. Ato tregojnë palestinezë të armatosur në Gaza me veshje standarde ushtarake, duke përfshirë jelekë, helmeta dhe emblema që i ngjajnë flamurit palestinez dhe shkruajnë “Shërbim Kundër Terrorizmit” në anglisht dhe arabisht.

Izraeli po dërgon armë të lehta dhe pushkë sulmi, pohoi Lieberman, duke shtuar se “këto armë përfundimisht do të kthehen kundër nesh”. Duke iu përgjigjur akuzave, zyra e Netanyahut tha se “Izraeli po punon për të mposhtur Hamasin në mënyra të ndryshme, me rekomandimin e të gjithë udhëheqësve të sistemit të sigurisë”.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit konfirmuan për Times of Israel se Tel Avivi u dorëzoi Kallashnikovë dhe armë të tjera anëtarëve të një grupi të armatosur në Gaza, me miratimin e Kryeministrit të atij vendi, Benjamin Netanyahu, por pa miratimin e Kabinetit të Luftës. 

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times June 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Skandali me pronat në Shëngjin, Nik Palokaj denoncon: Tokën ma vodhën deputetë, biznesmenë e prokurorë

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
Zhvillimet e fundit në KEK, përplasin pozitën e opozitën në Kuvend
Tiranë, senatorja amerikane: E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan
Shtëpia e Bardhë: në betejat për Bakhmut, Rusia humbi 20 mijë të vrarë
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?