Qeveria ka vendosur që familjes Bukoshi t’i ndahen 10 mijë euro.

Gjithashtu në këtë mbledhje elektronike, bëhet e ditur se është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Një tjetër vendim për të cilin ka treguar qeveria është ai për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesëdhjetë (50) persona, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Personat subjekt të këtij Vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin qeveritar.