By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `Nga lufta në liri`, ekspozitë që kujton luftën, lirinë dhe respektin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > `Nga lufta në liri`, ekspozitë që kujton luftën, lirinë dhe respektin
Lajme

`Nga lufta në liri`, ekspozitë që kujton luftën, lirinë dhe respektin

Kosova Times
Last updated: 2025/06/11 at 6:04 PM
Kosova Times Published June 11, 2025
Share
SHARE

Sot në hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita e përbashkët me titull “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”, organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës më 12 qershor.

 

Ekspozita është realizuar nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në bashkëpunim me katër institucione: Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK), Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës (MKK).

Sipas njoftimit, hapjen e ekspozitës e bëri me një fjalë rasti drejtoresha e BKK-së, Blerina Gaxha-Rugova, e cila tha se “kjo ekspozitë na kujton luftën, lirinë dhe respektin që kemi për ndihmën që i kanë dhënë të gjithë aleatët Kosovës për çlirimin e saj”.

Po me nga fjalë përshëndetëse u paraqitën edhe drejtuesit e institucioneve bashkorganizatore,  Atdhe Hetemi, drejtor i përgjithshëm i IKKL-së, Vjollca Aliu, drejtoreshë e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Mehmed Xhemajli, drejtor ekzekutiv i AShAK-ut.

Në ekspozitë të pranishëm ishin kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të disa misioneve diplomatike në Kosovë, përfshirë ambasadorë dhe diplomatë të huaj.

Drejtuesit e institucioneve thanë se kjo ekspozitë paraqet një homazh të denjë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, dinjitet dhe shtetësi.

Të gjithë folësit gjatë hapjes së ekspozitës thanë se ndihma dhe përkrahja e miqve ndërkombëtarë – veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë demokratikë – ishte vendimtare për ndalimin e spastrimit etnik dhe për çlirimin e Kosovës. Kontributi i bashkësisë ndërkombëtare, u tha, mbetet i pashlyeshëm në ndërgjegjen kolektive të popullit të Kosovës dhe përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të re.

“Në kuadër të ekspozitës u paraqitën: Libra, monografi dhe periodikë nga fondi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës; dokumente, fotografi dhe materiale audiovizive nga arkiva e Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë; dokumente historike nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës; eksponate muzeale nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ASHAK.

Për të gjithë të interesuarit ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times June 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Festo me zemër, jo me armë” – Policia u bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre

Kosova Times Kosova Times December 29, 2023
Pije të nxehta dimërore që nuk kërkojnë radiator
SBASHK proteston para MASHTI-t, kërkon nënshkrimin e kontratës kolektive
Vdes në Moskë gruaja e një deputeti, e cila akuzoi burrin e saj për dhunë në familje
Lëndohet një motoçiklist si pasojë e aksidentit me një automjet në Janjevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?