“Qeveria ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, me kusht që ata të plotësojnë kritere të caktuara që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, thuhet në deklaratë.

Ky vendim vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Reuters tutje raporton se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së mbeten të fuqishme, veçanërisht pas rolit udhëheqës që ka pasur SHBA në shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia më 2008.

“E çmojmë thellësisht mbështetjen e tyre,” përfundon deklarata e Qeverisë së Kosovës, raporton Reuters.