Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

 

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2063 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 10 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje.