By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Succurro: Peja, qytet me gjallëri dhe dinamizëm të vazhdueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Succurro: Peja, qytet me gjallëri dhe dinamizëm të vazhdueshëm
Lajme

Succurro: Peja, qytet me gjallëri dhe dinamizëm të vazhdueshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 6:19 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Pejës, Rosaria Succurro, presidente e provincës së Kozencës në Kalabri, vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm të këtij qyteti. Ajo theksoi se Peja është një qytet i gjallë dhe dinamik, veçanërisht në aspektin e lëvizshmërisë urbane, ambientit dhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në jetën qytetare.

 

Succurro rikujtoi gjithashtu mikpritjen e jashtëzakonshme të banorëve të Pejës që nga përfundimi i luftës, duke përmendur se Brigada e Shënjetarëve nga ushtria italiane ishte ndër të parat që hyri në territorin e Pejës pas luftës.

Ajo në Info Plus për RTK-në u shpreh se para dy vitesh ka nisur një komunikim dhe bashkëpunim zyrtar mes provincës së Kozencës dhe qytetit të Pejës. Ky bashkëpunim është formalizuar përmes një marrëveshjeje miqësore, e cila parashikon bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit.

Succurro nënvizoi edhe ngjashmëritë kulturore mes dy vendeve, duke theksuar se në provincën e Kozencës ekziston një komunitet i rëndësishëm arbëresh, që përbëhet nga rreth 21 fshatra.

Bashkëpunimi mes Pejës dhe Kozencës është forcuar edhe përmes shkëmbimeve artistike dhe kulturore, ku grupe muzikore nga të dy qytetet kanë vizituar dhe performuar në qytetet respektive, duke sjellë më afër dy komunitetet.

Në mbrëmje, Rosaria Succurro, presidente e provincës së Kozencës në Kalabri, do të shpallet Qytetare Nderi e Pejës, një nderim që ajo e ka pritur me emocion të veçantë.

“Është një emocion i madh për mua. Çdoherë që kam ardhur në qytetin e Pejës, jam ndier si në shtëpinë time. Me rastin e marrjes së këtij titulli, ky emocion bëhet edhe më i thellë. Nuk mund të ndihem ndryshe veçse krenare”, theksoi ajo për RTK.

Ky titull vjen si një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve mes qytetit të Pejës dhe provincës së Kozencës, si dhe për kontributin e saj në promovimin e bashkëpunimit kulturor e turistik ndërmjet dy komuniteteve.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, gëzuar për shumë mot

Kosova Times Kosova Times December 24, 2023
Dy persona gjenden të vdekur në një vilë në Pejë
Një grua boshnjake rrahu burrin dhe të dashuren e tij me shkop policie (VIDEO)
KFOR-i italian inspekton disa ura në disa qytete të Kosovës
Stoltenberg njofton për blerjen e raketave të reja për NATO-n
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?