Aktiviteti u mbajt në njërën nga pikat më të njohura të qytetit, në Shatërvan. Në mbrëmje morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe shumë qytetarë.

Në skenë performuan kori i shoqatës ‘Agimi’, grupi i folklorit dhe këngëtarë të ndryshëm, të cilët ofruan një mbrëmje të paharrueshme për të pranishmit.

Gjatë aktivitetit u theksua edhe një herë kontributi i shoqatës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.