By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla
December 18, 2025
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forumi i Prokurorëve të Ballkanit, Gonzato: Pandëshkueshmëria nuk ka vend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Forumi i Prokurorëve të Ballkanit, Gonzato: Pandëshkueshmëria nuk ka vend
Ballina 2Lajme

Forumi i Prokurorëve të Ballkanit, Gonzato: Pandëshkueshmëria nuk ka vend

Kosova Times
Last updated: 2025/06/17 at 11:42 AM
Kosova Times Published June 17, 2025
Share
SHARE

RTSH

Tirana mirëpriti të martën Forumin e 2-të Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Prokurorëve Specialë të Ballkanit Perëndimor.

 

Në forum morën pjesë prokurorët e përgjithshëm dhe specialë të vendeve të rajonit, presidenti i Eurojust, kryeprokurori i SPAK, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Axgjnda përfshiu sesione mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe takime bilaterale mes delegacioneve pjesëmarrëse dhe Presidentit të Eurojust.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Gonzato bëri thirrje për ta luftuar së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke theksuar se rezultatet në këtë fushë ndikojnë edhe te procesi i integrimit të vendeve aspirante për në BE.

“Puna juaj si kryeprokurorë ndikon drejtpërdrejt në anëtarësimin në BE. Shërbimet e pavarura të prokurorisë, që mund të hetojnë e të ndjekin penalisht krimin pa frikë e pa favore janë parakushte thelbësore për anëtarësimin në BE. Kur prokurorët në rajon punojnë së bashku duke ndarë praktikat më të mira e duke bashkërenduar hetimet, forconi jo vetëm sistemet individuale të drejtësisë, por të tërë strukturën e bashkëpunimit gjyqësor europian,” deklaroi z. Gonzato.

Një problem që vuri në pah diplomati europian janë asetet e konsiderueshme nga aktivitetet kriminale. Ai tha se Shqipëria ka përparuar shumë në drejtim të ndjekjes së veprave si korrupsioni dhe krimi ndërkufitar, por një detyrë që i mbetet për të bërë përmirësimi i legjislacionit për sa i përket konfiskimit dhe rishpërndarjes së parave të tilla për qëllime të tjera ekonomie.

“Gjatë viteve të shkuara kemi parë përparim në bashkëpunimin e prokurorëve në mbarë rajonin, rritjen e përdorimit të njësive të përbashkëta të hetimit dhe ndarja e informacioneve të inteligjencës ka dhënë rezultate konkrete. E kemi parë këtë në Shqipëri, ku ka pasur një rritje të raste të profilit të lartë që përfshin krimin ndërkufitar, pastrimin e parave, korrupsionin, që po hetohen me sukses e po ndiqen penalisht përmes përpjekjeve bashkëpunuese me shtetet anëtare të BE-së përmes bashkëpunimit me agjencitë e BE-së, si Eurojust, Europol dhe Zyra e Prokurorisë Europiane. Këto arritje dërgojnë një sinjal shumë të qartë: drejtësia nuk njeh kufij dhe pandëshkueshmëria nuk ka vend në shoqëritë tona.

Megjithatë na duhet të pranojmë edhe ato sfida që vazhdojnë të jenë të pranishme: trysnia politike mbi institucionet e drejtësisë, kufizimet në burime dhe po ashtu natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar, që kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete për të forcuar kuadrin ligjor e institucional, si dhe burimet financiare njerëzore. Krimi i organizuar dhe korrupsioni gjenerojnë shumë pasuri. Këto para dhe pasuri duhen gjurmuar, sekuestruar, konfiskuar e ripërdorur për qëllime të tjera ekonomike. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri. Presim me padurim miratimin e një ligji të rëndësishëm nga parlamenti për një zyrë të rikuperimit të aseteve, që do e nxisë dhe përmirësojë më tepër këtë veprimtari,” tha ambasadori.

Takimi i prokurorëve të rajonit do të përmbyllet me konkluzionet dhe planifikimin për edicionin e ardhshëm të Forumit në vitin 2026.

 

You Might Also Like

Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla

Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Kosova Times June 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bllokohet faqaja V kontakte” e këshillit të nënave dhe grave të njerëzve të mobilizuar që kërkuan një takim me Putin

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Holobox ofron komunikim me video i ngjashëm me hologramin
Ushtria izraelite djeg shtëpitë e Bregut Perëndimor, vret tre palestinezë
Sejdiu për Kadarenë: Ishte zë i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës
Kuvendi i Shqipërisë thotë se cak i sulmit kibernetik ishte fshirja e të dhënave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?