By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova në udhëkryq mes shtetndërtimit dhe rrënimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova në udhëkryq mes shtetndërtimit dhe rrënimit
Opinion

Kosova në udhëkryq mes shtetndërtimit dhe rrënimit

Kosova Times
Last updated: 2025/06/17 at 7:08 PM
Kosova Times Published June 17, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës për shumë vite iu ka nënshtruar hajnive të mëdha e të vogla, korrupcionit , krimit të organizuar , nepotizmit, klinetlizmit etj.Të gjitha këto fenomene negative lindën se në krye të shtetit, nuk I patëm njerëzit e duhur në kohë të duhur për politikëbërje.Kosova u grabitë aq shumë sa vështirë është të merret më mend.Askush nuk e ka pritur një zhvillim të tillë të ngjarjeve pasi që fituam lirinë dhe pavarësinë me sakrifica të mëdha nga Serbia ..U krijuan ndasitë e mëdha shoqërore dhe politike , të natyrës ideologjike, por edhe ndarje mbi bazat krahinore.Proceset shkuan ngadalë , e disa nga to edhe pësuan regres të tipit autokratik të qeverisjës më vendin.Kjo është logjikë e mykur e së kaluarës , e cila na shkaktuar dëme të mëdha si komb.Nuk u lejuan nga kastat në pushtet investimet nga jashte dhe as invesitorët e huaj të domosdoshme për të kaluar fazën e tranzicionit më sukses .Privatizimi i pronave shoqërore u bë në mënyrën më të keqe të mundshme duke bërë shumë njerëz të politikës dhe të biznesit milioner pa mund dhe në kurriz të popullit më të varfër në Ballkan.U bëmë qiragji në shtëpitë tona.Kosova u përballë më kriza politike dhe kriza institucionale nga njerëzit e pa përgjegjëshem se pari në krye të partive politike , e pastaj edhe në krye të shtetit.Tjeter.U futëm në dialog më Serbinë pa asnjë përgatitje paraprake politike dhe pa vu një kusht të vetëm.Kjo na kushtoj shumë në maratonën e bisedimeve se pari nga Grupi I Unitetit e pastaj nga kreret e shtetit.U bënë lëshime të mëdha duke filluar nga decentralizimi I pushtetit, local që solli Asociacionin të komunave më shumicë serbe .Pastaj, kur bëhët një lëshim, vazhdojnë radhazi lëshimet të tjera në dëm të Kosovës.Nga dialogu teknik më Serbinë u kalua në dialog politikë më pasoja të mëdha për shtetin e Kosovës.Humbem 8200 hektarë tokë më Mal të Zi në procesin e demarkacionit.Paraprakisht Kosova ka humbë 2000 hektarë toke në kufi më Maqedonin e Veriut.Humbjët vazhduan më intenzitet të shtuar, duke u faktorizua Serbia e fashistit Aleksander Vuqiqi në bisedime.Ndodhën marrveshjët e dëmshme të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 të Asociacacionit të kumunave më shumicë serbe me kompetenca ekzekutive të firmosura nga Thaqi dhe Mustafa.Këto marrveshje e sollën Kosovën para aktit të kryer kur dihet së marrveshjet e tilla kan karakter ndërkombëtar, dhe vështirë si të tilla edhe të anulohen.Vuqiqi bëri dhe po bën presion të madh politikë të shoqëruar më kërcënime ushtarake dhe më akte terroriste ne veri për ndarjën e Kosovës .Mos të harrojmë kur jemi këtu së u tentua një marrveshje që do të dërgonte në zhbërje të shtetësisë të Kosovës, më iden e shkëmbimeve territoriale .Se ka pasur një tendencë të tillë e kishte thënë edhe amerikani Xhon Bollton dhe të tjerët.Merita pse nuk është realizuar një plan I tillë e ka edhe Angela Merkel, e cila kishte hudhur poshte këtë ide e cila do të dergonte Ballkanin në një luftë të re, kur dihet për problemet e natyrës etnike që ekzistojnë në rajon.Lexues të nderuar nga shumë lëshime që iu bën Serbisë jo pa mbeshtetjën edhe të BE-së në bisedime ishte edhe Fusnota famoze e Edita Tahirit për përfaqësimet rajonale të Kosovës.Të gjitha këtyre iu kishte qitur maja akti terrorist në Banjskë nga kryeterroristet Vuqiq dhe Radojqiq të cilët tentuan përmbysjën e rendit kushtetues të Kosovës, për të bërë faktike ndarjën më luftë të verit të Mitrovicës nga jugu.Nuk duhet harruar kur jemi këtu gjithë ato incidente serbomëdha krejt pas luftën në veri më barrikada mbi Lumin Iber dhe rrahjet dhe maltretimet që iu bën shqiptarëve për të mos shkuar në pronat e tyre në veri të vendit.Radha e lëshimeve karshi Serbisë të cilës I dolën në krah Borrell, Eskobar dhe Lajqak vazhduan deri në ndërprerjën e tyre nga pushteti i Albin Kurtit, I cili vuri rend dhe ligj në veri, që pas luftës kjo pjesë e vendit ishte shëndrruar në Eldorado të krimit të organizuar dhe kontrabandave të ndryshme.U stopua nga Kurti edhe ndarja e Kosovës mbi baza etnike për të mos implementuar Asociacionin të formës të një Republika Serpska edhe në Kosovë, përkunder presionit të madh që iu nënshtrua deri të vurja e masave të ambargos ekonomike shumë të padrejta nga BE-ja, ne vend që të dënohet Serbia e kriminelit të luftës, Aleksander Vuqiq, për tensionet politike dhe kërcinimet më luftë në Ballkan.Si përfundim të këtij shkrimi do të thosha së nga këto gabime sikur pak kemi marrë mësime dhe jemi futur në telashe ndërmjet veti për pushtet, duke harruar shtetin në anën tjetër.Nuk po konstituohen organet e reja që shumë kohë pas mbajtjës se zgjedhjeve nacionale.Mu për atë njerëzve tanë të politikanës do të duhej dyfishuar dënimet për ostrukcionet e tilla politike. Dhe ,kjo sepse ata duhet ta duan vendin të cilit i shërbejnë, jo të vjedhin prej tij.Për më tepër, nënkuptohet se ata duhet të jenë me moral dhe jo të prirur ndaj lojërave të ulëta politike , gjë që është, sigurisht, qesharake dhe naive të supozohet, pasi parimi i tyre duket ashiqare është ruajta e pushtetit përfitues .Dhe ,shtrohet pyetja logjike, deri kur do tu lejohet nga populli ky luks …?!

You Might Also Like

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times June 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza në Prishtinë: E kemi fokusin që të zhvillohet ekonomia

Kosova Times Kosova Times January 29, 2025
Afera e Onkologjikut debatohet në Kuvend, ndërsa gjykata e Tiranës miratoi masat e arrestit
Bajraliu: Lista Serbe, përmes bojkotit, ka dëmtuar komunitetin serb
Serbisë i kushtëzohen negociatat për anëtarësim në BE me sanksionet ndaj Rusisë
Punëtorët teknikë të Kuvendit kërkojnë pagë 550 euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?