By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtegu i Ngjyrave, 13 kilometra të paharrueshëm nga Shishtaveci, në Çajë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Shtegu i Ngjyrave, 13 kilometra të paharrueshëm nga Shishtaveci, në Çajë
Turizëm

Shtegu i Ngjyrave, 13 kilometra të paharrueshëm nga Shishtaveci, në Çajë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/21 at 9:38 AM
Kosova Times Published June 21, 2025
Share
SHARE

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Parku Natyror Korab-Koritnik, i shtrirë në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, në çdo stinë të vitit vijon të vizitohet nga turistët.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, Lefter Gjana, tha sot për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-qershor 2025 ky park është vizituar nga rreth 10 250 vizitorë vendas e të huaj”.

Sipas tij, shtegu më i frekuentuar ka qenë Shtegu i Ngjyrave, që fillon nga Shishtaveci, deri në Çajë dhe është rreth 13 km, si dhe shtegu Brekije-Maja e Gjallicës.

Shtegu i Ngjyrave është pjesë e High Scardus Trail, shteg që kalon përgjatë kufirit të tre shteteve: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me gjatësi 495 km. Scardus është emri latin i shtegut, që do të thotë “shumëngjyrësh”, për faktin që përgjatë shtegut kalohet në kullotat alpine më të mëdha në Evropën juglindore, në të cilat gjatë periudhës së pranverës mund të gjesh lule të shumëllojshme.

Lulja më e veçantë që mund të hasësh gjatë këtij shtegu është Zambaku shqiptar (Lilium albanicium), një bimë endemike, e cila klasifikohet si bimë e llojit të rrezikuar.

Nga qershori, deri në fund të gushtit livadhet alpine janë të mbushura me lule të shumëllojshme, ku turistët fiksojnë në aparatet e tyre fotografikë momente të paharrueshme.

Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë, tha për ATSH-në se ”muaji qershor ka shënuar një fluks të lartë të të pasionuarve pas ngjitjeve në mal, krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar. Këtë fundjavë shoqërova një grup të pasionuarish pas ngjitjeve në mal prej 65 personash, disa prej të cilëve e kishin për herë të parë ngjitjen në këtë shteg dhe mbetën të mahnitur pas bukurive të kësaj zone”.

Shumica e turistëve që ngjiten në Shtegun e Ngjyrave janë vendas, por edhe nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

“Për të shkuar në këtë shteg nisja bëhet nga stani i Hoxhës në Novosejë për në majën e Kallabakut, 2174 m ku fillon dhe Shtegu i Ngjyrave, ku sidomos në këtë stinë ofron një pamje shumë mbresëlënëse. Kthimi pastaj bëhet në fshatin Çajë”, tha Pjetri./ATA

 

 

You Might Also Like

Portugalia destinacioni më i mirë evropian për vitin 2025

Hoteli që ndriçon epokën e re të mikpritjes greke

TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për ekoturizëm

Qytetet më të mira në Evropë: Turistët magjepsen nga një qytet me arkitekturë luksoze dhe jetë nate të gjallë – me pamje nga deti

Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

Kosova Times June 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franco Foda e ka një këshillë për lojtarët e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
Gjermania do të shpenzojë 17 miliardë euro për krijimin e një mburoje antiraketë
Osmani në Budapest takon edhe presidenten e KE-së, Von der Leyen
Petkoviq dënon betimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës
Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën deri në fund të vitit 2027
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?