“Në mëngjes, ne deputetët e LVV-së e kemi ditur se do të vijmë të votojmë. Deputetët e opozitës nuk e dinë pse kanë ardhur – sepse nuk kanë votuar. Janë zgjuar, janë veshur, kanë ardhur në Kuvend dhe janë kthyer në shtëpi pa lënë asnjë shenjë të angazhimit”, ka thënë Basha.

Sipas tij, deputetët e opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit, duke penguar formimin e institucioneve dhe duke shpërfillur përgjegjësinë që kanë ndaj votuesve.

“Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit, meqenëse jemi të gjithë hisedarë. Por të gjithë deputetët e LVV-së po votojnë ‘për’. Kjo është puna jonë. Po të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe deputetët e opozitës”, theksoi ai.

Ai ka thënë se vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të matet në mënyrë legjitime se kush i ka numrat për të formuar qeverinë.