By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Mirënjohje Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Mirënjohje Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës
Ballina 1Lajme

Kurti: Mirënjohje Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/23 at 8:30 PM
Kosova Times Published June 23, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.

 

“Vendet tona ndajnë një miqësi të veçantë. Dukati i Madh i Luksemburgut ishte ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm disa ditë pas shpalljes në shkurt të vitit 2008. Kjo mbështetje e shpejtë dhe e palëkundur është diçka që do ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë”, tha Kurti në fjalën e tij, gjersa uroi partnerët tanë të Luksemburgut në festimin e ditës së tyre kombëtare, njofton Kryeministria.

Në vijim, ai theksoi rolin e Luksemburgut në zhvillimin e Kosovës, në fusha kyçe si arsimi, trajnimi profesional dhe qasja në punësim, zhvillimi lokal, kujdesi shëndetësor, shoqëria civile, mbrojtja e mjedisit dhe iniciativat sociale. Luksemburgu ka kontribuar gjithashtu në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ka ofruar ndihmë teknike të vlefshme si në sektorin financiar ashtu edhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian.

“Ky nivel angazhimi e bën Luksemburgun donatorin më të madh për Kosovën për kokë banori nga vendi donator”, shtoi kryeministri në detyrë.

Sipas njoftimit, Kurti foli edhe rreth fuqizimit të partneritetit mes dy vendeve tona gjatë mandatit të qeverisë sonë, ku në verën e vitit 2022 nënshkruam Memorandumin e tretë të Mirëkuptimit, që mbulon periudhën 2023 deri në 2025. Kjo marrëveshje i ka dhënë përparësi shëndetësisë, tranzicionit energjetik dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, trajnimit profesional, rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe mbështetjes së vazhdueshme për shoqërinë civile.

“Angazhimi i vazhdueshëm i Luksemburgut ka ndihmuar në forcimin e demokracisë në Kosovë, një shtyllë themelore ndërsa ecim përpara në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike. Ne besojmë se angazhimi ynë për qeverisje të mirë dhe progres na bën një partner të natyrshëm dhe të merituar për integrimin në BE dhe NATO”, tha Kurti.

You Might Also Like

UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

Kosova Times June 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në 300 VJET, vetëm një shkurorëzim! Bashkëshortët në Rumani duhej të shkonin në “burg martese” përpara se të ndaheshin, dhe gruaja kishte të drejtë për këtë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Kurti me përfaqësuesin e Gjermanisë për Ballkan: Marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht
Osmani e Rama flasin për hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Janë të fortë e me shëndet të mirë
Rohde: Të fillohet urgjentisht me plotësimin e kërkesave të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?