By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti i votimit të fshehtë, Kushtetuesja është brenda afateve ligjore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti i votimit të fshehtë, Kushtetuesja është brenda afateve ligjore
Ballina 1Lajme

Rasti i votimit të fshehtë, Kushtetuesja është brenda afateve ligjore

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 1:55 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Ndonëse ka kaluar një muaj e gjysmë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me kërkesën e AAK-së, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës.

Nga ky institucion kanë thënë për Radio Kosovën se janë duke e trajtuar rastin, por nuk kanë dhënë ndonjë afat për vendimmarrje. Nga AAK dhe shoqëria civile thonë se Kushtetuesja është brenda afateve ligjore dhe presin që vendimi i saj, t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit.

Zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese, kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se janë duke e trajtuar seriozisht kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës. Por, ata nuk kanë përmendur ndonjë afat për vendimmarrje, duke thënë se për këtë publiku do të njoftohet me kohë.

Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radio Kosovën se, edhe për kundër urgjencës që mund të ketë trajtimi i rastit të iniciuar nga AAK-ja, Kushtetuesja është brenda afateve ligjore në trajtimin e rastit.

“Gjykata Kushtetuese ende është brenda një afati të arsyeshëm kohorë, sepse ligji i aplikueshëm përcakton që kushtetuesja të vendosë brenda një afati prej 60 ditësh, nga pranimi i kërkesës. Por, me rëndësi është që Gjykata Kushtetuese të sigurohet që këtë rast ta trajtojë në mënyrën më profesionale të mundshme, të ketë konsultime dhe të marrë opinione nga gjykatat simotra apo nga Komisioni i Venecias, për praktikat e ngjashme, në mënyrë që, pastaj, çfarëdo vendimi që të merret, të jetë i bazuar dhe të ofrojë siguri juridike lidhur me kërkesën e parashtruar nga AAK-ja”, tha ai.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, po ashtu thotë se kushtetuesja është brenda afateve. Ajo beson se vendimi i Gjykatës Kushtetueses mund të ofroj zgjidhje për tejkalimin e ngërçit të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Për shkak të situatës së krijuar ata duhet të kenë parasysh se duhet me e bërë një zgjidhje. Pastaj është obligim i deputetit me votuar, mos me votuar, me abstenuar, apo mos me marrë fare pjesë në votim, sepse deputeti nuk i nënshtrohet asnjë presioni. Ne po presim se cila do të jetë përgjigja e kushtetueses, e pastaj do të shohim si do të veprojmë”, tha Kadrijaj.

Një përpjekje e radhës, e 37-ta më radhë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke votuar për zgjedhjen e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, do të mbahet këtë të mërkurë.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Sot organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Stuhia Ciaran godet Evropën Perëndimore, shkakton viktima dhe lë miliona njerëz pa rrymë
Horoskopi ditor për 5 dhjetor
Ekipi olimpik i xhudos i Kosovës niset për Lojërat Olimpike `Parisi 2024`
Ukraina sulmoi objektet energjetike në katër rajone të Rusisë me dronë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?