By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë e godet Turqinë
August 10, 2025
Kosova tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë pa institucione të reja
August 10, 2025
Sveçla: Gjyqësori të reflektojë, të mos ketë asnjë tolerim për kriminelët
August 10, 2025
Policia kërkon Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij për vrasjen e trefishtë
August 10, 2025
Policia greke: Shkatërrohet një rrjet ndërkombëtar me 271 kilogramë kokainë
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Opozita është duke ia zgjatur mandatin qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Opozita është duke ia zgjatur mandatin qeverisë
Ballina 1Lajme

Kurti: Opozita është duke ia zgjatur mandatin qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 3:05 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Derisa Kuvendi ka tentuar dhe ka dështuar 36 herë që ta konstituojë legjislaturën e nëntë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka thënë se opozita është duke ia zgjatur mandatin qeverisë së tij. Madje, sipas tij, “dikush mund të mendojë se ekziston një marrëveshje.

Kurti ka thënë se kjo po ndodh me vonesat në konstituim të Kuvendit, tash e pesë muaj prej zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai e cilësoi të pakuptueshme mosvotimin e opozitës për komisionin për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje. Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Ne, në bazë të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, kemi më pak kompetenca, por kemi njësoj shumë punë. Sa më herët që e konstituojmë Kuvendin, duke e formuar me votim të fshehtë kryesinë e Kuvendit, aq më shpejt do të jemi edhe te qeveria e re”, tha Kurti.

Sipas tij, në ndërkohë që nuk ka qeveri të re të Kosovës, ka qeveri në detyrë. “Ky është realiteti që nuk kam çfarë t’i shtoj”, tha Kurti, pas vendosjes së gurthemelit për marrjen e aneksit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fillimin e rinovimit në këto depo.

Ndryseh dje për herë të 36-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Nga deputetët që ishin në sallë, 53 votuan për, një votë kundër e asnjë abstenim.

Seanca tjetër mbahet me 25 qershor në ora 11:00.

You Might Also Like

Kosova tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë pa institucione të reja

Sveçla: Gjyqësori të reflektojë, të mos ketë asnjë tolerim për kriminelët

Policia kërkon Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij për vrasjen e trefishtë

Hyseni: Do të bashkëpunojmë që autori i krimit të sillet para drejtësisë

“Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Itali, të paktën 10 të vdekur dhe 50 të zhdukur në dy anije të përmbytura

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
Putin akuzon Ukrainën për “akt terrorizmi” në Urën e Krimesë
LDK-ja paralajmëron drejtësi: Faton Peci në panik për shkak të akuzave për keqpërdorim
Ministri i Jashtëm italian kërkon formimin e ushtrisë së BE-së
Vdes i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?