By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm
Lajme

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 4:53 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Institutin Albanologjik të Kosovës duke i konsideruar veprimet e fundit të Këshillit Drejtues si të njëanshme dhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme të institucionit.

Sipas MAShTI-t, më 20 qershor 2025 është raportuar se Këshilli Drejtues i Institutit ka emëruar një ushtrues detyre të ri për postin e drejtorit të Institutit Albanologjik, por ky vendim është marrë në mungesë të kuorumit të nevojshëm.

“Vendimmarrja e Këshillit kërkon pjesëmarrjen e së paku katër nga pesë anëtarët e tij. Në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor ishin të pranishëm vetëm tre, prandaj çdo vendim i marrë në atë seancë është juridikisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi,” thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë.

MAShTI thekson se institucione të rëndësisë kombëtare si Instituti Albanologjik nuk duhet të shndërrohen në platforma për emërime të paligjshme apo për përfitime personale dhe politike duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit shkencor dhe institucional të këtij institucioni.

Sipas Ministrisë, përfaqësuesit e saj në Këshillin Drejtues kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shpalljen e konkursit për drejtor të rregullt, por ky proces është zvarritur për më shumë se një vit dhe konkursi ende nuk është shpallur.

“Ministria e konsideron këtë vonesë të pajustifikueshme dhe, përmes Zyrës së saj Ligjore, do ta trajtojë këtë çështje duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e ligjit në përpikëri,” thuhet më tej në reagim.

Në fund, MAShTI shpreh përkushtimin për ruajtjen e rendit ligjor dhe të standardeve akademike në të gjitha institucionet arsimore dhe shkencore duke ftuar komunitetin akademik dhe publikun të qëndrojnë bashkë për mbrojtjen e vlerave institucionale në vend. /Kosovatimes/

You Might Also Like

ASHAK arrin 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

Qosja përkujton Kadarenë: Shkrimtari që i dha Shqipërisë zë botëror

“Gërrdia” përmbyll Festivalin “Talia e Flakës 2026” sonte në Gjilan

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rafuna zgjedhet kryesues i Bordit Menaxhues të CIF

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Osmani në Londër, bën homazhe për Mbretëreshën
Mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin
Arrestohet vrasesi masiv! Ja ku e gjeti policia pas disa orësh ndjekjeje
Kamionët me ndihma nisin të hyjnë në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?