By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
EkonomiLajme

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2025/06/25 at 7:28 PM
Kosova Times Published June 25, 2025
Share
SHARE

Pas konfirmimit të rasteve me sëmundjen virale “Gjuha e Kaltër” në territorin e Maqedonisë së Veriut, Kosova ka ndërmarrë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e saj në vend.

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi sot se është vendosur ndalesë e përkohshme për importin e kafshëve të gjalla – dele dhe dhi – nga Maqedonia e Veriut, duke konsideruar rrezikun e përhapjes së kësaj sëmundjeje tek ruminantët e vegjël në Kosovë.

AUV ka apeluar tek të gjithë fermerët në zonat kufitare që të mbajnë nën mbikëqyrje tufat, të shmangin çdo kontakt me kafshët nga territori maqedonas dhe të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet për zbatimin e masave kufizuese të lëvizjes në kullosa.

“Fermerët që mbajnë dele dhe dhi duhet të respektojnë urdhëresat për ruajtjen e shëndetit të tufave. Çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore të kafshëve duhet të raportohet menjëherë tek veterineri”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

“Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virusale jo ngjitëse për njerëzit, që përhapet përmes insekteve të llojit Culicoides. Ajo prek gjedhin, delet dhe dhitë, por më e ndjeshme është delja. Sëmundja nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha dhe as tek njeriu, por mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme për fermerët për shkak të vdekshmërisë dhe dëmeve ekonomike.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura  dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarin”, njofton AUV.

You Might Also Like

Shqipëria tërheq vëmendje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid

Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro

Rrezik orteku në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal

“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë

Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki

Kosova Times June 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times Kosova Times December 14, 2025
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës kundër kancerit
WSJ: një nga ekonomistët kryesorë të Kinës dënoi Xi – dhe u zhduk
Si ndodhi atentati me 1 viktimë e 5 të plagosur në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?