By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Flamingo” i fuqishëm mund të godasë të gjithë Rusinë Evropiane: Nëse prodhojnë mjaftueshëm nga këto raketa, lufta ka mbaruar
August 25, 2025
KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale
August 25, 2025
VIDEO: Tetë pelegrinë të vrarë në përplasjen e kamionit me traktorin në Indi
August 25, 2025
Izraeli dërgon 10 influencues në Gaza, duke përhapur ‘gënjeshtra për urinë’
August 25, 2025
“Rruga B” lidhet me “Rrugën A”, nis asfaltimi
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
Lajme

UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA

Kosova Times
Last updated: 2025/06/28 at 7:03 PM
Kosova Times Published June 28, 2025
Share
SHARE

Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi ka nënshkruar Universiteti i Prishtinës, këtë herë me Institutin Robert J. Dole dhe Universitetin e Kanzasit në ShBA në fushat kulturore, edukative e shkencore.

 

Audrey Coleman, drejtoresha e Institutit amerikan të Politikës “The Robert J. Dole” që funksionon në kuadër të Universitetit të Kanzasit, u prit nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu e bashkëpunëtorë të tjerë.

“Rektori Hajrullahu dhe drejtoresha Coleman, nënshkruan marrëveshje mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Kanzasit për bashkëpunim në fushat kulturore, edukative e shkencore. Marrëveshja parashikon shkëmbime në fushat e hulumtimit shkencor, aktiviteteve kulturore dhe arsimore, si dhe bashkëpunim në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Ajo gjithashtu synon lehtësimin e shkëmbimit të përvojave, vizitave, materialeve akademike dhe informacioneve ndërmjet profesorëve dhe studentëve të të dy universiteteve”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Rektori Hajrullahu, siç thotë UP-ja, u zotua që Universiteti i Prishtinës do të bëjë gjithçka për të forcuar lidhjet dhe vlerat në të cilat bazohen të dy palët nënshkruese.

Ndërkohë, kanë treguar se drejtoresha e Institutit amerikan të Politikës Robert J. Dole, Audrey Coleman, tha se i jep kënaqësi të madhe mundësia e përdorimit të trashëgimisë së senatorit Dole për t’i ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tashmë të ndërtuara.

“Në takim u përmend edhe vizita që senatori Robert Dole, bashkë me gjashtë kolegë të tij ia bëri Kosovës së okupuar më 29 gusht 1990. Drejtoresha Coleman vizitën e senatorit Robert Dole në Kosovë, 35 vjet më parë, e vlerësoi lart për mesazhet që dha, se liria e demokracia po vinin bashkë me respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e UP-së për këtë marrëveshje bashkëpunimi.

You Might Also Like

KQZ: Tejkalohet numri i votuesve jashtë Kosovës i vitit 2021 për Zgjedhjet Lokale

“Rruga B” lidhet me “Rrugën A”, nis asfaltimi

Arrestohet për kryerje të disa veprave penale, dyshime edhe për dhunim

Sot homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura per Artur Zheji

Fluksi në kufi, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Kosova Times June 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bëhet i ditur takimi në formatin Ramstein: çfarë pritet për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times January 7, 2023
Vëzhguesit nga OSBE-ja vunë në dukje mangësitë e zgjedhjeve në Gjeorgji
Çmimet për arkivolet janë rritur në Rusi
Qëndrime në Bali, bileta për koncert të Beyonces: Të hyrat shtesë të gjyqtarëve të Supremes në ShBA
Vuçiq thotë se urdhër arresti per Dodik, ështe problem i madh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?