By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses
Ballina 1Lajme

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Kosova Times
Last updated: 2025/06/28 at 10:28 PM
Kosova Times Published June 28, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Vetëvendosjes që është kryeministër në detyrë, Albin Kurti, tha se takimi me liderët e partive politike ia ka vlejtur, meqë sipas tij, u sqaruan shumë gjëra.

 

“E njëra ndër gjërat që u sqaruan është e çuditshme dhe brengosëse. Për bindjen time të fuqishme partitë opozitare, PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e po e keqinterpretojnë atë publikisht. Nuk është as qëllimi as kuptimi i atij aktgjykimi çfarë po thuhet nga PDK e LDK. Konkretisht Kushtetuesja nuk ka thënë se komisioni për votim të fshehtë është antikushtetues e as që votimi i fshehtë është i tillë. Po ashtu, nuk thotë askund që kryesuesi, Avni Dehari ka bërë ndonjë shkelje”, tha ai.

Tutje, Kurti deklaroi se kundërshtimi opozitar po e shtynë të besojë që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votim të fshehtë.

“Unë nuk e di, Albulena Haxhiu a i ka 61 vota me votim të fshehtë, por me ju thënë të drejtën ky kundërshtimi opozitar ndaj votimit të fshehtë po më bënë të besoj se mbase edhe i ka 61 vota”, tha ai.

Kurti tha se më 9 shkurt populli e ndëshkoi opozitën. “Populli e ka ndëshkuar opozitën. 4 vjet kanë qenë në opozitë edhe i la me 24 e 20 e tash po thonë ndrysho ti. Kjo nuk është në rregull. Unë mendoj që kur kemi parasysh propagandën të jesh më i madh se partia e dytë dhe e tretë së bashku, kjo është e paparë në Evropë. Veç edhe në Shqipëri ka një shembull të ngjashëm”, tha ai.

I pyetur se çfarë ndodhë pas 30 ditësh, ai tha se duhet pyetur Gjykatën Kushtetuese .

“Siç jeni këtu shkoni te Gjykata Kushtetuese e pyesni çka bëhet pas 30 ditësh. Kjo pyetje është legjitime veç adresa nuk është legjitime. Nuk pyetet  kryeministri për këtë gjë, se nuk e di kryeministri. Aktgjykimin e bënë ata. Ata që e bënë aktgjykimin duhet tua sqarojnë juve se çka ndodhë me Kosovën me 26 e 27 korrik e unë e marr vesh përmes juve pastaj”, ishte përgjigjja e Kurtit, në pyetjen për këtë çështje.

Kurti: Në takim kam ofruar dy opsione kompromisi, u refuzuan

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që si lider i partisë që ka marr shumicën e ulëseve në Kuvend thirri takimin e krerëve politikë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, tha se ka ofruar dy opsione kompromisi në takimin e sotëm.

“Unë kam ofruar dy opsione kompromisi në emër të Lëvizjes Vetëvendosje. Kompromisi ynë i parë ishte ai që ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, që tha se në rast të votimit të fshehtë nëse nuk i merr 61 vota, ajo tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj si qëndrim të saj personal. Ajo nuk dëshiron që të votohet dy herë me votim të fshehtë. Me votim të fshehtë për Albulena Haxhiun do të votohet vetëm një herë”, tha Kurti.

Ndërkohë, ka treguar para gazetarëve edhe për atë që ai e quan kompromis të dytë e që thotë se lëvizën nga qëndrimet pas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Kompromisi i dytë që ua shpreha si opsion ishte që: le ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin e nënkryetarët e pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komisionin për votim të fshehtë të cilin mund  ta rrëzojnë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë”, tha tutje Kurti, duke shtuar se të dyja këto kompromise u refuzuan nga liderët e partive që deri tash ishin në opozitë.

Lideri i Vetëvendosjes në deklarimin e tij pas përfundimit të takimit që zgjati mbi dy orë, tha se deputetët kanë nevojë për shtëpinë e tyre e që është Kuvendi si institucion e jo vetëm si ndërtesë.

Ai tha se, si Lëvizje Vetëvendosje, fitues të zgjedhjeve e kanë përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë, por formimin e institucionit të Kuvendit, tha Kurti, e kanë të gjithë deputetët, siç ka thënë sipas tij, edhe Kushtetuesja.

Kurti tha se, Gjykata ka përmendur tre togfjalësha, sipas tij, interesant : bashkëpunim në mirëbesim, konsultim konstruktiv, dhe konsensus apo kompromis.

“Me fjalë të tjera provojeni njëherë konsensusin, nëse nuk keni konsensus atëherë bëjeni kompromisin. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka”, tha Kurti.

You Might Also Like

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët

Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat

Kosova Times June 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Promovohet projekti “Njihuni me policin tuaj”

Kosova Times Kosova Times October 14, 2022
“Humbja e Kremlinit është e pashmangshme, Perëndimi të përgatitet për të ndarë Rusinë”: Eksperti i spiunazhit Edward Lucas në analizë për Times of London
Policia gjermane kthen tre turistë kosovarë
Aktakuzë për keqpërdorimin e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës
Osmani pritet nga presidenti italian: Rruga e dialogut nuk ka alternativë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?