By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Nëse ju pëlqejnë topat e kokosit, do ta adhuroni këtë recetë: Më mirë se Rafaeli, dhe gati për 10 minuta
December 12, 2025
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
December 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 12, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?
Opinion

Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 2:35 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Në vitet e zjarrit, kur vendi digjej për liri, Bajrush Morina, një gazetar me shpirt të lirë, u drejtohej Baton Haxhiut e Veton Surroit me një shkrimë që jehonte si mallkim:
“Baton e Veton, Murra ku ju qon?”
Murra – ai kaut i dikurshëm që tërhiqte plugun, nganjëherë më kokëfortë se vetë mali – ishte metafora e pashmangshme e udhëheqjes pa drejtim, e barrës pa busull.

Sot, pas më shumë se dy dekadash, një pyetje edhe më e rëndë po ngrihet nga zemra e këtij populli të lodhur:
Albin e Ramush, Memli e Lumir, Ku po na çoni? Kush është “Murra” tani? Apo jeni bërë të gjithë…?!

Vendi ndodhet në një spirale absurde bllokadash, inateve personale dhe garës për lavdi të rreme. Ndërsa qytetarët presin formimin e institucioneve sot pas 39 përpjekjeve të dështuara për konstituimin e Kuvendit, liderët politikë e kanë kthyer tempullin e demokracisë në një cirk egoistësh.

Në vend të shtetndërtimit, po ndërtojnë mitet personale. Në vend të marrëveshjeve për të mirën e vendit, po matin egot si fëmijët që ngrehin kapuçin kush e ka më të madh. Ndërkohë që Kosova rrezikon zbrazjen e mëtejme, izolimin diplomatik dhe humbjen e kredibilitetit ndërkombëtar, liderët tanë bëjnë rotacion karrigesh, si të ishin duke luajtur muzikë karrigash në ditëlindjen e ndonjë fëmije politik.

A ka më turp se kjo?
A ka më poshtërim për qytetarin, se të sheh se vota e tij vlen sa një kartë letre në një lojë pokeri mes partive?

Të gjithë flasin për popullin, por asnjë nuk e pyet atë. Të gjithë pretendojnë se kanë fituar, por të gjithë i tremben zgjedhjeve të reja. Të gjithë sillen si liderë të mëdhenj, por asnjëri s’ka burrëri të heqë dorë për kompromis.

Prandaj, me plot të drejtë, edhe ne po themi sot:
“Albin e Ramush, Memli e Lumir, Murra ku po na çon?!”
Sepse nuk është kjo rruga që i solli shqiptarët te liria.
Jo kështu e deshëm republikën. Jo me Murra që na tërheqin zvarrë drejt një moçali politik pa dalje.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Presim që KFOR-i ta mbajë fjalën se pa marrëveshje nuk do të hapet urë në Ibër

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Kanceri i gjirit nuk njeh gjini, mbi 300 raste sivjet, përfshirë 3 burra
Vdes kushëriri i Putinit
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?