By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Kushtetuesja caktoi afatin për konstituim, opozita s`po lëviz fare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Kushtetuesja caktoi afatin për konstituim, opozita s`po lëviz fare
Lajme

Haxhiu: Kushtetuesja caktoi afatin për konstituim, opozita s`po lëviz fare

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 10:50 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve, porse në këtë drejtim sipas saj nuk po lëvizin partitë që ishin opozitë në legjislaturën e kaluar.

 

Ndonëse, sipas Haxhiut, kjo nuk ka qenë çështje që e ka adresuar AAK-ja, PDK-ja e LDK-ja kur e kanë kontestuar Komisionin për votim të fshehtë, Kushtetuesja ka dalë përtej dhe ka caktuar tashmë një afat kohor.

“Kuvendi i Kosovës është dashur të konstituohet po atë ditë, më 15 prill kur është thirrur seanca konstituive, por çka kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe është mungesë e vullnetit dhe e përgjegjësisë politike dhe natyrisht edhe publike dhe shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Ne kemi qenë të hapur për të marrë pjesë në takimet e presidentja Osmani. Deri tash kemi pasur një takim, e të tjerat do të ndodhin në ditët në vijim. Kryetari ynë, kryeministri Albin Kurti i ka ftuar gjithashtu partitë politike edhe para aktgjykimit për të gjetur një zgjidhje për konstituim, sepse siç e konfirmon edhe aktgjykimi i Kushtetutës nuk është përgjegjësi vetëm e një subjekti politik konstituimi, por e të gjithë deputetëve të kuvendit që të marrin pjesë në votim”, tha ajo.

Por, fatkeqësisht, sipas Haxhiut, “deputetët e opozitës  nuk po votojnë”.

“Ne nuk themi asnjëherë se duhet të votojnë për, por nuk po votojnë as për, as kundër dhe as nuk po abstenojnë. Prandaj, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në takimet e radhës të ftuara nga presidentja Osmani. Nuk përjashtojmë asnjëherë që të ketë takime që ftohen edhe nga kryetari Kurti, duke qenë se aktgjykimi i Kushtetueses obligon partinë e parë që të thërras takime me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, por është e pakuptimtë që të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje”,nënvizoi Haxhiu.

Ajo ka thënë se si LVV kanë bërë lëvizje në tejkalim të ngërçit. “Ne kemi bërë një veprim. Ju e dini se kam thënë se me votim të fshehtë do të jetë vetëm një herë emri im në seancë. Pra, vetëm një herë do të votohet për mua dhe nëse nuk i marr të paktën 61 vota nga deputetët e kuvendit unë tërhiqem nga kandidatura. Ka qenë qëndrim i njëanshëm por që është respektuar edhe nga kryetari Kurti edhe nga LLV. Dhe e dyta si kompromis kemi thënë le ta bëjmë një  marrëveshje dhe ta rrëzojmë Komisionin për votim të fshehtë, ku edhe LVV merr pjesë në votim, dhe pastaj të merremi vesh për kryetarin dhe nënkryetarët”, shtoi ajo.

Tutje Haxhiu tha se nuk ka kuptim që të thuhet se nuk është emër i përshtatshëm Albulena Haxhiu, e në anën tjetër të thonë se ‘ne këdo e propozojmë për nënkryetarë të kuvendit’.

“Edhe aktgjykimi i Kushtetueses i ka barazuar sepse në fakt zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve është në të njëjtin nen, prandaj nuk ka asnjë dallim. Është e rëndësishme që çfarëdo takimi të thirret ne të shkojmë dhe të japim propozime konkrete por nuk ka kuptim të mos lëvizim fare”, tha ajo.

Sa i përket deklaratës së Çitakut nga PDK se janë ftuar për nesër në takim te presidentja Osmani, Haxhiu tha se nuk ka informacione se një ftesë e tillë ka arritur në Lëvizjen Vetëvendosje.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Triumfojnë Barcelona dhe Interi, zënë vendet e para në tabelën e Ligës së Kampionëve

Kosova Times Kosova Times November 26, 2024
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Ukraina: Rrëzuam të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia
Me aktivitete letrare shënohet Dita e Mësuesit në Medvegjë
Shqipëria mes turizmit e hidrogjenit dhe vëmendjes globale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?