Duda Balje nga partia boshnjake, “Socijaldemokratska”, ka qenë politikanja e radhës që është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ky takim u mbajt në vazhdën e takime me krerët e partive politike për ngërçin politik pas 41 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Osmani sot priti kreun e Listës GUXO, Faton Peci, kryetarin e “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” nga komuniteti serb, Nenad Rashiq dhe kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka
Ndërkaq, dje ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.