Presidentja Vjosa Osmani ka ritheksuar partneritetin e palëkundur me Luksemburgun, gjatë takimit me ministren e Mbrojtjes, Yuriko Backes.

 

Në postimin e saj në facebook specifikohet që Luksemburgu është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar ta avancojë edhe më tej partneritetin tonë ndërshtetëror, duke hapur kapituj të rinj bashkëpunimi, përfshirë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, në funksion të paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes së përbashkët të vlerave euroatlantike”, ka shkruar ajo.

Osmani pret ministren e Mbrojtjes së Luksemburgut, Backes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes.

Backes, ka vizituar Kosovën më herët në kuadër të angazhimeve të forcave të NATO-s.

Më 1 prill 2025, ajo mori pjesë në ceremoninë e nisjes së një detashmenti të përbashkët Beneluks (Luksemburg, Belgjikë dhe Holandë) që do të kontribuonte në misionin e KFOR-it në Kosovë.