Maqedonci, deklaroi se njohja e pranisë së Atasheut të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bruksel është një hap i rëndësishëm që i mundëson vendit të thellojë bashkëpunimin me Belgjikën dhe të jetë më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Shteti i dy destinacioneve kryesore të vendit tonë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po e njeh praninë e Atasheut të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bruksel, gjë që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend partner. Po ashtu, kjo na mundëson të jemi edhe më afër NATO-s dhe Bashkimit Evropian përmes prezencës sonë ushtarake në Bruksel,” tha Maqedonci.

Ai shtoi se marrëdhëniet me ministrin belg Theo Francken janë të jashtëzakonshme dhe se Belgjika vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë dhe mike e Kosovës. “Ne kemi rigjeneruar dhe po rigjenerojmë shumë mundësi bashkëpunimi mes Belgjikës dhe Kosovës, të cilat do të bëhen të ditura në një periudhë shumë të shkurtër. Janë vendosur prioritetet me të cilat do të bashkëpunojmë me Belgjikën si një aleat, i cili është pjesë e historisë së re të Kosovës që nga çlirimi deri te fazat kur po zhvillojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit,” tha ai.

Maqedonci përfundoi me falënderime për mbështetjen e Belgjikës, duke siguruar se dera e Kosovës është gjithmonë e hapur për partnerët e saj.

Theo Francken: Belgjika mbështet praninë e Atasheut të Mbrojtjes së Kosovës në Bruksel

Ministri belg, Theo Francken, theksoi se Belgjika e konsideron të rëndësishme vendosjen e Atasheut të Mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, duke nënvizuar pozicionin strategjik të këtij vendimi.

“Belgjika ka qëndrim të qëndrueshëm si shtet për të mbajtur Kosovën të sigurtë, pasi që ju jeni në Evropë dhe jeni evropianë. Prandaj kemi marrë këtë vendim për të pasur një Atashe të Mbrojtjes sa më shpejt të jetë e mundur në Bruksel, në kryeqytetin e NATO-s, ku ndodhet shtabi më i madh i diplomacisë evropiane,” tha Francken.

Ai shtoi se prania e Atasheut të Kosovës në Bruksel është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe për marrëdhëniet me NATO-n, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj hapësire diplomatike dhe ushtarake për zhvillimin e sigurisë dhe bashkëpunimit.