“Toka jonë e ka njohur dhimbjen dhe sakrificën për shekuj me radhë, por mbi të gjitha ka lindur nga qëndresa. Forca juaj është trashëgimia e UÇK-së dhe amaneti i dëshmorëve që flijuan gjithçka për lirinë që gëzojmë sot. Ju jeni besimi ynë që Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë në duar të sigurta, të ndershme dhe të vendosura”, ka thënë Osmani.

Presidentja më tej ka thënë se emrat e tyre janë dëshmi për djem e vajza të aftë, të disiplinuar, të guximshëm dhe krenar.

“Gjenerata 2025 ju jeni pasqyrë e një force që ecën me hapa të sigurt drejt NATO-s, drejt standardeve më të larta të mbrojtjes dhe rolit të saj të denjë në mbrojtjen e paqes brenda dhe jashtë kufijve tanë”, ka thënë ajo.

Diplomimi i gjeneratës 2025 korrespondon me 20-vjetorin e themelimit të Qendrës për Studime Universitare, prej së cilës kanë dalë qindra oficerë ushtarakë.

Këta kadetë kanë diplomuar duke u trajnuar me modulin arsimor e stërvitor sipas doktrinës së ushtrisë amerikane dhe NATO-s.