By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Korrje shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Korrje shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme
Bujqësi

Korrje shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme

Kosova Times
Last updated: 2025/07/10 at 9:54 AM
Kosova Times Published July 10, 2025
Share
SHARE

Korrje shirjet e sivjetshme po japin rezultate të kënaqshme pothuajse në tërë territorin e Kosovës, kjo falë farave të grurit që tash e një kohë prodhohen në Kosovë. Madje, këto farëra nga Kosova në Shqipëri po thyejnë rekord deri në 8 mijë e 700 kilogram për hektarë. Ekspertët bujqësor po vlerësojnë se ngritja profesionale e fermerëve po ndikon në luftimin e suksesshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve të grurit.

 

Kultivuesi i grurit, Arben Prekadini, nga fshati Jashanicë e Klinës, thotë se këtë vit ka të mbjellë 10 hektarë me grurë, që kanë destinimin industrinë e bluarjes.

“Po këtë vit kam të mbjella dhjetë hektar me grurë dhe po shihet se këtë vit rendimenti është edhe më i lartë sesa vitin e kaluar, derisa edhe cilësia e grurit është e mirë. Po ashtu këtë vit nuk kishin problem as me sëmundje për shkak të kryerjes së trajtimeve për grurin në mënyrë profesionale”, thotë Prekadini për emisionin ‘Toka” në RTK .

Ai thotë se ndonëse rendimenti dhe cilësia e grurit këtë vit janë të mira, sipas tij, çmimi që po tregtohet gruri vendor është shumë më i ulët.

Në anën tjetër, Qëndrim Selimi, agronom me profesion dhe drejtues i fabrikës së farës së grurit në Klinë, që nga paslufta së bashku me familje mbjellin hapësira të konsiderueshme më grurë që destinohet për farë. Ai për emisionin ‘Toka’ në RTK thotë se këtë vit me grurë kanë të mbjellë 180 hektarë.

“Krahas grurit në përgjithësi edhe gruri i destinuar për farë këtë vit ka rendiment dhe cilësi edhe më të mirë sesa vitin e kaluar. Rolë të rëndësishëm kanë luajtur përzgjedhja e duhur e farës dhe trajtimet profesionale të grurit”, thotë Selimi.

Ai thotë se ndryshimet klimatike të cilat kanë prekur edhe vendin tonë, kanë shtuar sëmundjet dhe dëmtuesit te gruri. Mirëpo sipas tij, mbrojtja dhe rezultatet pozitive po arrihen në saje të rritjes së profesionalizmit të fermerëve që kultivojnë këtë kulturë.

“Farat të cilat prodhohen në vendin tonë, varësisht karakteristikave që kanë, janë pranuar mirë dhe po përdoren anembanë Kosovës e po ashtu edhe jashtë sajë”, thotë Selimi.

Fadil Musa profesor universitar në fakultetin e bujqësisë dhe veterinarisë thoit se ka rritje të rendimentit këtë vit dhe njëherësh edhe të cilësisë së grurit.

“Pos rendimentit dhe cilësisë së grurit ndikim ka edhe ngritja profesionale e fermerëve, ngritje kjo e cila ka ndikuar që sëmundjet të menaxhohen mirë, dhe shumica e hapësirave me grurë të gëzojnë grurë të shëndoshë”, thotë Musa për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Krahas trajtimit të mirëfilltë, profesori Musa shton se vetëdija e fermerëve është ngritur edhe sa i përket kushtit bazë  siç është analiza e tokës para mbjelljes së kulturës, si dhe përzgjedhjes së farës cilësore të certifikuar.

Ndërkaq, duke i parë veçoritë pozitive të këtyre farave që prodhohen në Kosovë, tash e një kohë fermerë nga Shqipëria kanë filluar ta kultivojnë në vendin e tyre. Frano Palushaj, i cili është banorë I Bushatit  të Shkodrës e i cili kultivon dhe tregton farat e grurit nga vendi ynë në Shqipëri, thotë se për momentin më së tepërmi e kultivojnë dhe tregtojnë dy varitete të grurit që prodhohen në fabrikën e grurit në Klinë e të cilat po japin rezultate shumë të mira në Shqipëri.

“Krahas cilësisë dhe rendimenti, farërat që po prodhohen në Kosovë janë përshtatur mirë edhe me klimën bregdetare në Shqipëri. Rendimenti i grurit këtë vit edhe në Shqipëri është më i lartë sesa vitin e kaluar”, thotë Palushaj për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Se kanë qëndrueshmëri ndaj sëmundjeve dhe rendiment të lartë, farat që prodhohen në vendin tonë e pohon edhe fermeri nga Shqipëria Florian Peci.

“Këto fara janë rezistente edhe ndaj erërave të forta të cilat janë të shpeshta në Bushat të Shkodrës ku edhe jetoj. Ndërkaq, rendimentet këtë vit për një hektarë ka arritur deri 8700 kilogramë grurë”, thotë Peci për emisionin ‘Toka’ në RTK.

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times July 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dy rusë kërkojnë azil pasi mbërrijnë në ishullin amerikan në Alaska

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Policia e Shqipërisë shpëton një turist serb të lënduar në malin e Jezercës
IKD: Vetëm 41 për qind e Planit të Veprimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit është zbatuar në vitin 2023
Franca fiton bindshëm ndaj ShBA-së
DASh: Themelimi i Asociacionit, kritik për të ardhmen e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?