By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e Sigurimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e Sigurimit
Rajon / Botë

Vizita e ministrit izraelit në Malin e Tempullit mbledh Këshillin e Sigurimit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/05 at 4:32 PM
Kosova Times Published January 5, 2023
Share
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) caktoi një takim urgjent për të enjten me kërkesë të palestinezëve, të cilët po protestojnë ndaj një vizite të ministrit ultra-nacionalist izraelit Itamar Ben-Gvir në Malin e Tempullit, një vend i shenjtë në Jerusalem dhe skenë e shpeshtë konflikti.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour kërkoi gjithashtu ndalimin e provokimeve nga izraelitët dhe të respektohet status quo-ja historike në një vend që është i shenjtë si për myslimanët ashtu edhe për hebrenjtë.

Vizita e ministrit të ri izraelit të sigurisë kombëtare në faltore, të cilën hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit dhe myslimanët e quajnë Streha e Shenjtë (Haram al-Sharif), nxiti dënime të ashpra në të gjithë botën myslimane dhe qortim nga SHBA-ja. Gjithashtu, shkaktoi frikën nga shpërthimi i trazirave pasi organizatat ekstremiste palestineze kanë kërcënuar se do të përgjigjen.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour u tha gazetarëve të mërkurën se dënon jo vetëm vizitën e Ben-Gvir, por edhe “mjedisin më të gjerë të ekstremizmit” rreth qeverisë më ekstreme në historinë e Izraelit. Ai akuzoi Izraelin për agresion jo vetëm ndaj vendeve të shenjta myslimane, përfshirë xhaminë Al-Aksa, por edhe ndaj atyre të krishtera, përfshirë varrezat.

Mali i Tempullit, ku dikur ishin tempujt e lashtë hebrenj, është më i shenjti në judaizëm. Sot, aty ndodhet xhamia Al Aksa, e treta më e rëndësishme në Islam.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet faltorja, në luftën e vitit 1967. Hebrenjve u lejohet ta vizitojnë atë, por jo edhe të luten atje.

Ben-Gvir, i njohur për deklaratat nxitëse kundër palestinezëve dhe pakicës arabe të Izraelit, i frymëzuar nga një rabin racist, e cilësoi Malin e Tempullit si “”vendi më i rëndësishëm për popullin hebre” dhe dënoi atë që ai e quajti “diskriminim racist ndaj vizitave të hebrenjve” në faltore.

Ai paralajmëroi se vizitat do të vazhdojnë, ndërkaq ndaj kërcënimeve të Hamasit islamik, që ka pushtetin në Rripin e Gazës, ai u përgjigj se qeveria izraelite “nuk do t’i dorëzohet një organizate vrastare, një organizate të ndyrë terroriste”.

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori palestinez tha se palestinezët “nuk do të kënaqen me deklarata të bukura” dhe se ata duan që ato të zbatohen konkretisht, në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi “në xhaminë Al-Aksa dhe Al-Haram Al- Sharif”. Ai tha se kërkon garanci për respektimin e status quo-së historike me veprime, jo vetëm me fjalë.

Përplasjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë në vendin e shenjtë dhe rreth tij, u shndërruan në një luftë 11-ditore me Hamasin, në vitin 2021.

Një javë më parë, Benjamin Netanyahu u rikthye në pushtet dhe ai tani është kryeministër i Izraelit për të gjashtën herë, si dhe në krye të qeverisë më të djathtë në historinë e vendit. Qëllimet e qeverisë së re janë zgjerimi i vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe aneksimi i atij territori të pushtuar.

Si përgjigje ndaj vizitës së Ben-Gvir, Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të “ruajë rreptësishtë status quo-në në vendin e shenjtë” dhe se pretendimet për ndryshim janë të pabaza.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times January 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Kurti mirëpret sekretarin e shtetit të Nordrain Westfalias: Diskutim për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin evropian

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Tsikhanouskaya: Bjellorusët po përballen me agresionin rus dhe imperializmin
Edge i Trepçës, MVP i javës
CNN: Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bindin aleatët në Evropë që të konfiskojnë asetet e ngrira të Federatës Ruse
Shqipëria dhe Ukraina bashkëpunim në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?