Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Agjencia Shtetërore të Arkivave të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit.
“Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës ‘Rilindja’, një ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë dokumentare të Kosovës”, njofton BKK.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për shkëmbim të koleksioneve, informacion bibliografik dhe njohuri teknike-teknologjike, digjitalizim dhe veprime kulturore/shkencore.
“Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe qasjen më të gjerë në trashëgiminë kulturore dhe dokumentare të vendit”, vazhdon njoftimi në Facebook.