Haradinaj, në një postim në Facebook, ka theksuar se në këtë takim ka rikonfirmuar përkushtimin e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës politike që po zgjat disa muaj, me synim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Ai ka falënderuar ambasadorin Rohde për angazhimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për rrugëtimin euroatlantik të vendit.