By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letërsia e heshtjes së përditshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letërsia e heshtjes së përditshme
Opinion

Letërsia e heshtjes së përditshme

Kosova Times
Last updated: 2025/07/11 at 8:32 PM
Kosova Times Published July 11, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

-Sot nuk kisha para të mjaftueshme për të blerë një libër.
Një copë ushqim për shpirtin, një strehë për mendjen.
Një faqe që të më fliste me qetësinë e një fjale të shkruar.
Por dola në rrugë… dhe lexova më shumë se ç’kam lexuar ndonjëherë. Në sytë e njerëzve pashë një bibliotekë të dhembjes së përditshme.
Një antologji të heshtur që nuk botohen në letër, por që shkruhen çdo ditë nga jeta.
Në kafene, mes miqve që heshtnin njësoj si të huaj,
në dyert e dyqaneve ku qeskat ishin të lehta por sytë të rëndë,
në qoshet e rrugëve ku buka e gojës kërkohej me turp,
në klinikat ku trupat prisnin radhë, por shpirtrat lëngonin në heshtje,
në parqe lojërash ku nuk kishte as zë fëmijësh, as liri, as lojë,
në bankat e shkollave që heshtnin për mungesë të fëmijëve a mësimit,
në dheun që nuk hidhej më me nder për të vdekurit,
në qetapet e farmacive ku borxhet lexoheshin si drama të pashlyera,
në ballkonin e një nëne që kursente dritën,
por jo lotët që binin në një filxhan të vetëm të kafesë së hidhur. U trishtova… më shumë sesa mund ta shpjegoj.
Sepse për herë të parë, nuk kisha nevojë për një roman për të ndier dhimbje –
Më mjaftonte një vështrim i rastit, një nënë në pritje, një fëmijë i munguar, një burrë i lodhur që s’mund të blejë bukën e ditës. Në sytë e tyre, rilexova Hugon, Dostojevskin, Kamynë, Remarkun, Oruellin, Buxatin, Heminguejin…
E pashë vetën time si një personazh i parëndësishëm në këtë roman të përbashkët të mbijetesës. Por ndoshta kjo është letërsia më e rëndësishme:
Letërsia që nuk shkruhet, por që jetohet.
Letërsia e heshtjes së përditshme.
Ajo që nuk zë vend në vitrina, por në ndërgjegjen tonë.
Prandaj…
le ta mësojmë veten të shohim më thellë se faqet e librave.
Të mos kalojmë verbërisht pranë syve që na flasin me heshtje.
Të mos i quajmë “të parëndësishëm” ata që nuk flasin dot.
Sepse dhimbja më e madhe është ajo që s’ka zë.
E padrejtësia më e rëndë është ajo që është bërë zakon.

Le të mos jemi vetëm lexues të vuajtjeve,
por edhe dorë që ndihmon, zë që flet, shpirt që solidarizohet.
Sepse një shoqëri e drejtë nuk ndërtohet me spektakël, por me ndjeshmëri.
Dhe ndoshta, vetëm atëherë, nuk do të na duhet më të lexojmë vuajtjen në sy,
por do ta lexojmë dinjitetin, mirësinë… dhe shpresën.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times July 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Banorët e fshatit Dabishec kërkojnë rregullimin e rrugës

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
​Komisioni për Ekonomi miraton masat e përkohshme për produktet bazë
Rama sot do të takohet me presidentin francez, Macron
Gruaja dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e tij
Shqipëri: Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?