By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mësimet e Srebrenicës për Buçën: Dëshpërimi dhe shpresa e të afërmve të viktimave
July 12, 2025
Thikë ruse pas shpine ndaj Teheranit: Putini mbështeti fshehurazi kërkesat izraelite dhe amerikane ndaj Iranit
July 12, 2025
Nicole Kidman mbërrin në Kroaci, shijon pushimet me familjen
July 12, 2025
Ushtari rus për veprimin e Putinit në Kursk: “Disa janë çmendur, trupat janë ende në gypa”
July 12, 2025
Valë ekstreme e të nxehtit detar në Mesdhe. “Nëse vjen një tjetër, do të jetë e tmerrshme”
July 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASH: Vendi po shkon në drejtim të gabuar – Qeveria të ndalë lidhjet me rrjetin ruso-serb dhe të reflektojë ndaj BE-së dhe SHBA-ve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ASH: Vendi po shkon në drejtim të gabuar – Qeveria të ndalë lidhjet me rrjetin ruso-serb dhe të reflektojë ndaj BE-së dhe SHBA-ve
Rajon / Botë

ASH: Vendi po shkon në drejtim të gabuar – Qeveria të ndalë lidhjet me rrjetin ruso-serb dhe të reflektojë ndaj BE-së dhe SHBA-ve

Kosova Times
Last updated: 2025/07/12 at 2:53 PM
Kosova Times Published July 12, 2025
Share
SHARE

Sipas rezultateve të fundit nga një sondazh i realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë e specializuar për hulumtime të opinionit publik Market Vision, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të ndarë sa i përket drejtimit të vendit. Në pyetjen “Në cilin drejtim mendoni se po shkojnë punët në Maqedoninë e Veriut?”, 40.5% e të anketuarve mendojnë se vendi po ecën në drejtim të gabuar, krahasuar me vetëm 34.3% që besojnë të kundërtën.

Ky perceptim negativ, sipas Aleancës për Shqiptarët (ASH), konfirmon shqetësimet e kahmotshme të ngritura nga kjo parti, se Maqedonia e Veriut po largohet nga rruga euroatlantike dhe po afrohet rrezikshëm me ndikime të huaja, sidomos me rrjetin ruso-serb.

“Këto shqetësime nuk janë vetëm të brendshme. Ato u artikuluan qartë edhe në Raportin e fundit të Parlamentit Evropian, i cili thekson ndikimin gjithnjë e më të madh të fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor – përfshirë Maqedoninë e Veriut – duke vënë në dukje rolin destabilizues të qeverive të Hungarisë dhe Serbisë në avancimin e interesave strategjike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Përballë këtij realiteti alarmant, Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje drejtuesve shtetërorë që të reflektojnë me përgjegjësi të plotë dhe të ndalin çdo qasje destruktive ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kërkojmë që të ndërpriten menjëherë të gjitha lidhjet dhe komunikimet me “botën serbe” dhe aksin ruso-kinez, të cilat rrezikojnë integritetin demokratik dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Kjo thirrje drejtohet sidomos ndaj përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, përkatësisht liderëve të koalicionit VLEN, të cilët janë të obliguar të reflektojnë mbi këtë gjendje të rëndë dhe të tërhiqen nga një qeveri pa legjitimitet etnik, pa përkrahje shumicë dhe me orientim konfliktuoz ndaj Perëndimit.

Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është i qartë, nuk synojmë pushtetin por kërkojmë ndalimin e politikave antishqiptare dhe antiperëndimore të kësaj qeverie. Ajo që kërkojmë është presion politik dhe qytetar mbi qeverinë aktuale që të ndalë orientimin e rrezikshëm dhe të kthehet në rrugën e integrimeve evropiane.

Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e qeverisë, por zgjodhi të largohet kur ky kurs u deformua. Të gjithë të tjerët që ndihen të kërcënuar nga zëri opozitar, duhet të kuptojnë se ne nuk ua zëmë vendin – por ua tregojmë drejtimin.

Se jemi në rrugë të drejtë dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve, këtë e dëshmojnë qartë edhe sondazhet më të fundit, të realizuara nga agjenci relevante dhe profesionale, të cilat flasin në mënyrë të padiskutueshme në favor të Aleancës për Shqiptarët dhe në dizfavor të thellë për përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Ky është momenti që ata të reflektojnë me seriozitet, të kthehen te populli, dhe të ndjekin zërin e shumicës shqiptare, që sot kërkon qartazi orientim të vendosur pro-perëndimor dhe përfaqësim dinjitoz në skenën politike”, thekson ASH.(INA)

You Might Also Like

Mësimet e Srebrenicës për Buçën: Dëshpërimi dhe shpresa e të afërmve të viktimave

Thikë ruse pas shpine ndaj Teheranit: Putini mbështeti fshehurazi kërkesat izraelite dhe amerikane ndaj Iranit

Ushtari rus për veprimin e Putinit në Kursk: “Disa janë çmendur, trupat janë ende në gypa”

Lavrov mbështeti zhvillimet bërthamore të Koresë së Veriut dhe paralajmëroi Perëndimin kundër veprimeve ndaj Phenianit

Axios: Moska mbështet heqjen dorë të plotë të Iranit nga pasurimi i uraniumit

Kosova Times July 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vajza denoncon dhunimin, policia ndalon te dyshimtin

Kosova Times Kosova Times January 29, 2025
Një i vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet ruse në Kremençuk
Qeveria franceze është në prag të kolapsit: buxheti rrëzoi qeverinë, një krizë e re politike po afrohet
Pranimi nis nga familja, rrëfimi i një biseksualeje nga Kosova
Ukraina pretendon se ka goditur një magazinë dronësh në Rusi!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?