By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrëfimi i një mërgimtari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rrëfimi i një mërgimtari
Opinion

Rrëfimi i një mërgimtari

Kosova Times
Last updated: 2025/07/13 at 1:16 PM
Kosova Times Published July 13, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Nën dy kodra, në një luginë të qetë, gjendet fshati im – Bardhaniqi i Dushkajës së Gjakovës. Aty kam lindur, aty mësova fjalët e para, aty u rrita mes trimërisë, bujarisë, mikpritjes dhe humanizmit që e karakterizon atë trevë. Dhe aty nisa të ëndërroja për një jetë më të mirë. Por rruga drejt asaj jete nuk ishte as e lehtë, as e drejtë – dhe mbi të gjitha, nuk ishte në atdhe.

Isha vetëm 18 vjeç kur mora rrugën e mërgimit. Ishte mesi i vitit 1994 – një kohë e vështirë, e mbushur me mungesa, pasiguri dhe varfëri. U nisa i vetëm, me një çantë shprese në krah dhe një zemër që përplasej mes frikës dhe entuziazmit. Largimi më dukej si fillimi i një lirie, por sapo mbërrita, e ndjeva veten si në një burg të hapur: gjuha më mbyllte dyert, vetmia më shoqëronte çdo ditë, ndërsa malli më gërryente shpirtin.

Kaluan vite të tëra pa ndjerë se isha bërë pjesë e atij vendi të huaj. Mund të mësohesh me gjithçka – me punën, me ftohtësinë e njerëzve, me rregullat e jetës – por nuk mësohesh kurrë me mungesën e gjuhës sate, të aromës së vendlindjes, të zërit të nënës në mëngjes, apo trokitjes së fqinjit në derë. Edhe sot, pas kaq dekadash, nuk ndjehem i integruar. Sepse mendja ime është në Bardhaniq, dhe shpirti im ecën çdo mëngjes rrugëve të Bardhaniqit, të Pejës – sepse sot jetojmë aty – dhe rrugëve të gjithë Kosovës.

Falë punës së palodhshme dhe besimit në vetvete, sot kam mundësinë të udhëtoj çdo javë në vendlindje. Dhe nuk udhëtoj vetëm me valixhe, por me ëndrra, me investime dhe me përkushtim për tokën time. Kam kthyer çdo kursim në vendin tim – jo vetëm si investim ekonomik, por si akt dashurie. Kam kthyer edhe familjen time – bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël – për të jetuar në Kosovë.

Sot, së bashku, jemi themelues të çerdhes “Mrekullitë e fëmijëve”, sepse besoj thellë se kur investojmë te fëmijët, investojmë në të ardhmen.

Nga ana tjetër, jam krenar që menaxhoj një firmë ndërtimi familjare që sot ka vlerë milionëshe. Nuk ishte e lehtë, por ishte e mundur. Dhe më e rëndësishmja – sot po ia dorëzoj këtë trashëgimi fëmijëve të mi, sepse dua që ata të ndërtojnë këtu, jo të ikin. Të qëndrojnë, jo të kërkojnë shpëtim në biletat e aeroportit. Të besojnë, jo të braktisin.

Mërgimi më ka mësuar shumë – por mbi të gjitha, më ka treguar se rrënjët nuk i presin as vitet, as kilometrat. Rrënjët e mia janë në Bardhaniq, në Pejë, në Kosovë. Dhe përderisa më rreh zemra, unë do të jetoj si mërgimtar në trup, por gjithmonë si atdhetar në shpirt.

You Might Also Like

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

TAGGED: #Rasim Smajlal
Kosova Times July 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Shëndetësi

Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucionale

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 – Akti themeltar historik që trasoi rrugën drejt shtetësisë së Kosovës
Ukraina hedhë ne erë anijen ruse?
Sinani: Në Preshevë u mbajtë seancë jashtëzakonshme për t’u shpëtuar jeta politike e Shqiprim Arifit
Dyshimet për arrestim të kryeshefit të KRU ‘Gjakova’, ende nuk konfirmohen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?