Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shtimes, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve të para, viktima, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në emergjencë, është larguar nga spitali, por është ndaluar nga patrulla policore për sqarime të mëtejshme.
Ai ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë në drejtim të tij, duke e qëlluar një herë në këmbë. Autoritetet policore kanë nisur menjëherë hetimet dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, dhe hetimet janë në vazhdim.